Mars 01, 2022 17:45 Europe/Tirane
  • Sejed Hasan Nasrullah: Amerika përgjegjëse për konfliktin në Ukrainë

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit deklaroi se ajo çfarë po ndodhë në Ukrainë, duhet të jetë një mësim i rëndësishëm për çdo palë që i beson Amerikës.

Kanali televiziv Al Menar njoftoi se Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, në një konferencë të organizuar me rastin e 30 vjetorit të martirizimit të Sejed Abas Musavi, sekretarit të përgjithshëm të ndjerë të kësaj lëvizje, deklaroi: “Ajo çfarë po ndodhë në Ukrainë duhet të bëhet mësim i dobishëm për ata të cilët mbështeten te Amerika. Shtetet perëndimore po bëjnë çdo lloj veprimi kundër Rusisë, me përjashtim të luftës së drejtpërdrejtë. Qëndrimet aktuale të perëndimit tregojnë qartë standardet e dyanshme në krahasim me luftërat e Amerikës. Bota respekton vetëm të fuqishmit kurse heshtë tërësisht përball krimeve të Amerikës. Amerika ka vjedhur e plaçkitur 3.5 miliardë dollarë nga pasuritë e popullit të Afganistanit, ndërkohë që Bashkësia Ndërkombëtare ka heshtur plotësisht përball këtij veprimi. Amerika është përgjegjës kryesor për atë çfarë po ndodhë në Ukrainë, sepse ishte Amerika ajo që e çoi situatën e këtij vendi në këtë rrugë. Uashingtoni ka bërë çfarëdo veprimi që ka mundur për ta realizuar skenarin aktual në Ukrainë dhe tani po përcakton edhe parakushte për ta përkeqësuar dhe ndërlikuar edhe më tepër situatën”./ParsToday