Shamkhani: Amerika do të ndjejë dështimin
Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit deklaroi se negociatat e Vjenës nëse nuk rezultojnë me marrëveshje të mirë, atëherë me siguri se në të ardhmen jo shumë të largët, qeveria aktuale e Amerikës do të ndjehet e dështuar për shkak të mosshfrytëzimit me kohë të rastit të diplomacisë.
Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtar të Iranit, ditën e enjte në një mesazh në Twitter, vuri në dukje dështimin e politikës së presionit maksimal të Amerikës dhe ka shkruar: "Strategjia "rezistenca aktive" e ka përballur me dështim politikën e presionit maksimal të qeverisë së Trump, sipas pohimit të qeverisë aktuale të Amerikës.
Ndërkohë Sa'id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të hënën në konferencën për shtyp, në lidhje me negociatat e Vjenës, deklaroi: "Teksti paraprak i marrëveshjes është përgatitur dhe nuk ekziston kurrfarë paqartësie për Uashingtonin dhe Evropën në lidhje me vijat e kuqe të Iranit dhe me siguri se Republika Islamike e Iranit nuk do të pranojë të tejkalojë vijat e kuqe të saj".
Ndërkohë Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e kaluar në bisedë telefonike me ministrin e punëve të jashtme të Kinës, në lidhje me negociatat e Vjenës, ka thënë: "Irani deri më tani ka ndërmarrë shumë iniciativa për zgjidhjen e çështjeve dhe aktualisht arritja e marrëveshje, kërkon vetëm vendim politik dhe qëndrim realit të palëve perëndimore"./parstoday/