Rafael Grossi mbërriti në Teheran
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike mbërriti në Teheran për të diskutuar me zyrtarët iranianë vazhdimin e bashkëpunimit teknik midis Iranit dhe kësaj organizate.
Rafael Grossi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, kryesoi një delegacion në Teheran për të diskutuar bashkëpunimin teknik midis Iranit dhe IAEA. Ai në Teheran u prit nga Behrouz Kamalvandi, zëdhënës dhe zëvendës i kreut të Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit. Ai është planifikuar të takohet me Muhamed Eslami, nënpresident dhe kryetar i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit. Ai është planifikuar gjithashtu të takohet me ministrin e Jashtëm iranian Husein Amir-Abdullahian. Udhëtimi vjen pasi raundi i tetë i bisedimeve në Vjenë midis Iranit dhe P4 + 1 për heqjen e sanksioneve të SHBA është duke u zhvilluar./ParsToday