Mars 06, 2022 13:15 Europe/Tirane
  •     Lideri suprem thekson nevojën për zhvillimin e energjive të pastra

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit pasi mbolli dy fidanë të pemëve me rastin e ditës së mbjelljes së pemëve, theksoi nevojën për zhvillimin e energjive të pastra.

Zyra për informim e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, njoftoi se Ajetullah Khamenei sot (të dielën) duke theksuar nevojën për zhvillimin e energjive të pastra dhe renovuese, deklaroi: "Zhvillimin e energjive pa fosile siç është energjia atomike që përdorimi i saj në botë po shtohet për çdo ditë e më shumë dhe vendet e rajonit tonë po shkojnë drejt kësaj energjie, duhet marrë me seriozitet shumë të madh, por duhet t'i kushtohet rëndësi edhe energjisë së prodhuar me erë dhe energjisë diellore".

Ajetullah Khamenei e quajti mbjelljen e pemëve një lëvizje plotësisht fetare dhe revolucionare dhe shtoi: "Natyrisht se kujdesi dhe ruajtja e pemëve gjithashtu një punë shumë e rëndësishme e cila duhet respektuar".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit vlerësoi se bima e gjallë i jep qetësi shpirtit dhe ndihmon ruajtjen e trupit të njeriut dhe është burim i furnizimit arbitrar dhe të gjithanshëm për çdo njeri, ndërsa theksoi: "Pikërisht për këtë arsye, shkatërrimi i pyjeve dhe ambientit jetësore dhe mbulesave bimore, është shkatërrim i interesave kombëtare dhe shkatërrimi i një pjese të pyllit për ndërtime të ndryshme, në mënyrë të prerë është në dëm të popullit".

Ajetullah Khamenei refuzoi vështrimin formal dhe zbukurues ndaj ambientit jetësore dhe tha se kjo çështje është një prej çështjeve më themelore të vendit, ndërsa shtoi: "Një prej veprimeve serioze në mbrojtjen e ambientit, është mbrojtja e dy pasurive të mëdha dhe rezervave jetike të popujve, do të thotë ujin dhe dheun dhe shmangia e trajtimit të tyre vetëm lëndë konsumuese. Prandaj në këtë drejtim, autoritetet duhet t'u kushtojnë vëmendje udhëzimeve të specialistëve. Në kuadër të ruajtjes së ambientit, duhet marrë masa serioze kundër gjuetisë së paligjshme".

Ajetullah Khamenei u bëri thirrje qytetarëve iranianë për mbjelljen e pemëve dhe kujdesin ndaj tyre dhe shtoi: "Kryerja e të gjitha punëve ka nevojë për mbështetje kombëtare, prandaj edhe mbjellja e pemëve është një prej veprimeve që të gjithë qytetarët mund të mbjellin pemë, të kujdesën ndaj tyre dhe të parandalojnë shkatërrimin e pemëve dhe kopshteve brenda qyteteve dhe në zonat për rreth tyre. Në këtë mënyrë do të ndihmojnë në zgjerimin e mbulimit bimore në vend".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu duke uruar përvjetorin e lindjes së Imam Husejnit (a.s.), imamit të tretë të myslimanëve shiitë, deklaroi se Imam Husejni (a.s.) është qendra e dashurisë së popullit të Iranit dhe e të gjithë popujve myslimanë duke përfshirë edhe myslimanët sunitë edhe shiitë. /ParsToday