Me mijëra besimtarë festojnë përvjetorin e ditëlindjes së Imam Husejnit (a.s.)
Me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së Imam Husejnit (a.s.), mauzoleu i Imam Husejnit (a.s.) dhe i Hazreti Abulfazl në qytetin Qerbela të Irakut, janë mbushur me besimtarë të cilët janë mbledhur nga Irakut dhe nga vendet e tjera.
Sot më 6 mars 2022 përkon me 3 shaban të vitit 1443 hixhri kameri, që është përvjetori i lindjes së Imam Husejnit (a.s.). Kjo festë në Iranit është Dita e Gardës Revolucionare.
Imam Husejni (a.s.) me sakrificën dhe flijimin që ka bërë në kryengritjen e Qerbelasë, u ka dhënë mësimin e lirisë dhe qëndresës së bashku me dinjitet të gjithë njerëzve liridashës të botës. Imam Husejni (a.s.) për sakrificën e tij, gëzon respektin e dashamirësve dhe ndjekësve të rrugës së Ehli Bejtit (a.s.) dhe të të gjithë popujve liridashës në botë.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se sot vizitorët nga Iraku dhe nga vendet e tjera duke përfshirë edhe vizitorët iranianë janë mbledhur në qytetin e Qerbelasë për ta festuar përvjetorin e lindjes së Imam Husejnit (a.s.)./ParsToday