Mars 09, 2022 12:39 Europe/Tirane
  • Irani dënoi sulmin me raketa izraelite në periferi të Damaskut

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane dënoi ashpër aktin kriminal të agresionit, që është rezultat i frymës pushtuese dhe vrasëse të regjimit sionist, në një sulm me raketa në periferi të Damaskut.

Sipas IRNA, "Saeed Khatibzadeh", zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, pas krimit të regjimit sionist në sulmin me raketa në periferi të Damaskut, që çoi në martirizimin e dy forcave mbrojtëse të mauzoleut pjesëtarë të  Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, deklaroi se përgjigja ndaj këtyre akteve kriminale dhe terroriste të regjimit sionist do të jetë me patjetër. Ky zëdhënës i trupit diplomatik iranian tha: Llogaridhënia e regjimit të aparteidit izraelit për krimet kundër njerëzimit është një nga qëllimet kryesore të rezistencës në rajon. Në sulmin me raketa të mëngjesit të së hënës nga regjimi sionist në periferi të Damaskut, ranë dëshmorë dy mbrojtës të lartë të faltores. Avionët luftarakë të regjimit sionist vazhdimisht kryejnë sulme me raketa në objektiva në Siri, duke përdorur hapësirën ajrore libaneze ose përmes lartësive të pushtuara të Golanit./ParsToday