Mars 09, 2022 10:55 Europe/Tirane
  •  Izraeli do të përballet me një përgjigje

Zëdhënësi i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) ka thënë se regjimi izraelit do të trajtohet me vendosmëri për vrasjen e dy këshilltarëve të IRGC në një sulm në rrethinat e kryeqytetit sirian Damask.

Armiku sionist e di se nuk do të përfitojë nga krime të tilla dhe do të marrë përgjigje vendimtare”, tha të mërkurën gjeneral brigade Ramazan Sharif. Sharif tha se gjaku i martirëve të pafajshëm do të "forcojë moralin" e umetit mysliman. “Pa dyshim, regjimi sionist do të paguajë çmimin e kësaj mizorie”, thuhej në deklaratën e zëdhënësit të IRGC-së. Irani mban një mision këshillimor në Siri me kërkesë të vendit arab me qëllim që ta ndihmojë atë të heqë qafe militantët e mbështetur nga jashtë, të cilët kanë luftuar kundër qeverisë siriane që nga viti 2011. Në vitin 2017, ndihma këshillimore e Iranit e ndihmoi Sirinë të mposhtte grupin terrorist ISIS. Izraeli, megjithatë, ka qenë një mbështetës kryesor i grupeve terroriste dhe ka shënjestruar pozicionet e këshilltarëve ushtarakë të Iranit, si dhe ato të ushtrisë siriane dhe grupeve të rezistencës që kanë luftuar terroristët./ParsToday