Mars 14, 2022 09:58 Europe/Tirane
  • Dimensionet dhe arsyet e sulmit me raketa

Njësia kundër terrorizmit e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit të Irakut në një deklaratë tha se Erbili të dielën në mëngjes u sulmua nga 12 raketa balistike.

Sulmi i mëngjesit të sotëm ishte një veprim hakmarrës kundër regjimit sionist. Regjimi sionist ndërmori veprime kundër Republikës Islamike të Iranit pak para sulmit në rajonin e Kurdistanit irakian.  Kështu, në sulmin e mëngjesit të sotëm, dy baza të shërbimit inteligjent izraelit (Mossad) në Erbil të Irakut, janë sulmuar me raketa. Nëntë oficerë sionistë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në sulmet, thanë burimet irakiane të lajmeve. Ky sulm është i rëndësishëm në disa dimensione. Së pari; Ky sulm tregoi se Republika Islamike e Iranit është shumë serioze në ofrimin e sigurisë së saj dhe se çdo veprim që synon sigurinë e saj nuk do të mbetet pa përgjigje. Republika Islamike e Iranit e ka provuar këtë strategji shumë herë më parë, duke përfshirë sulmin me raketa në bazën amerikane Ain al-Assad në Irak. Në deklaratën e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike gjithashtu thuhet: “Ne sigurojmë kombin e madh të Iranit se siguria dhe paqja e atdheut islamik është vija e kuqe e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit dhe nuk do të lejojmë askënd të kërcënojë apo ta sulmojë atë." “Edhe një herë, ne paralajmërojmë regjimin kriminal sionist se përsëritja e çdo akti dashakeq do të përballet me përgjigje të ashpra, vendimtare dhe shkatërruese”, tha Garda Revolucionare në një deklaratë drejtuar regjimit sionist. E dyta; Në sulmin e mëngjesit të sotëm, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike shënjestroi vetëm bazat e Mossad-it dhe nuk shënjestroi asnjë qendër irakiane apo amerikane. Prandaj, çdo propagandë mediatike dhe luftë psikologjike e armikut në këtë drejtim për gjoja shënjestrimin e amerikanëve apo irakianëve është krejtësisht e pasaktë. E treta; Këto sulme treguan elitën e inteligjencës së Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit, sepse ata ishin në dijeni të shtabit të forcave izraelite në Erbil dhe raketat kishin vënë në shënjestër vetëm Mossad-in. E katërta; Këto sulme treguan shënjestrimin e saktë të raketave iraniane, sepse as civilët nuk u dëmtuan dhe as ndonjë forcë dhe vendndodhje tjetër nuk u vu në shënjestër nga raketat përveç forcave dhe vendndodhjeve të Mossad-it. Kjo tregon aftësinë ushtarake të Republikës Islamike të Iranit. E pesta; Sulmet me raketa ndaj selisë së Mossad-it në Erbil nuk kanë asnjë lidhje me operacionin e fundit izraelit në Siri dhe Republika Islamike e Iranit në një moment tjetër do t'i përgjigjet me më vendosmëri këtij operacioni izraelit. Dy komandantë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike u martirizuan në një operacion të fundit izraelit në Siri. Së gjashti, zyrtarët irakianë dhe zyrtarët e qeverisë lokale në Kurdistan protestuan kundër sulmeve me raketa të IRGC-së ndaj bazave izraelite në Erbil, në një kohë kur Republika Islamike e Iranit më herët kishte paralajmëruar vazhdimisht për veprimet anti-iraniane izraelite në rajonin e Kurdistanit irakian. Për më tepër, në vitet e fundit territori i Irakut është përdorur gjerësisht nga armiqtë e Republikës Islamike të Iranit, duke përfshirë vrasjen e gjeneralit Kasem Sulejmani, komandant i Forcës Kods të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, nga trupat amerikane, mëngjesin e datës 3 janar 2020.  Prandaj, pretendimet për shkeljen e sovranitetit të Irakut nga Irani nuk janë të vërteta, sepse regjimi sionist dhe qeveria amerikane po përdorin territorin e Irakut, përfshirë rajonin e Kurdistanit, për të ndjekur qëllimet e tyre anti-iraniane./ParsToday