Mars 14, 2022 11:00 Europe/Tirane
  • Irani: Ekzekutimi dhe dhuna e shfrenuar nuk janë zgjidhja e krizave

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme iraniane tha: Ekzekutimet dhe dhuna e shfrenuar nuk janë zgjidhja e krizave të qeverisë saudite dhe kjo e fundit nuk mund të përdorë justifikime të ndryshme për të mbuluar trazirat politike dhe gjyqësore dhe për të shtypur njerëzit.

Saeed Khatibzadeh, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj ekzekutimeve masive të fundit në Arabinë Saudite, këtë akt çnjerëzor e quajti në kundërshtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare dhe një akt që është në kundërshtim me parimet njerëzore pasi njerëzit janë dënuar pa respektuar proceset e drejta gjyqësore.  Duke kujtuar zbatimin e standardeve të dyfishta nga vendet perëndimore dhe përdorimin instrumental të konceptit të të drejtave të njeriut, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit dënoi heshtjen dhe mosveprimin e vendeve që pretendojnë të drejtat e njeriut. Ai këtë qëndrim e vlerësoi si një shenjë të hipokrizisë së këtyre vendeve në shfrytëzimin politik të konceptit të të drejtave të njeriut për qëllimet e tyre politike dhe kundër qeverive të pavarura. Ministria e Brendshme saudite ekzekutoi të shtunën 81 persona brenda një dite, duke vazhduar shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë vend. Në mesin e të ekzekutuarve ishin 41 të rinj shiitë sauditë të Qatif, të cilët më parë ishin arrestuar dhe burgosur nga qeveria saudite me pretekste të ndryshme. Çdo vit, nën pretekstin e luftës kundër terrorizmit qeveria saudite dënon një numër të madh disidentësh të Al-Saud duke u dhënë dënime të rënda dhe me vdekje./ParsToday