Shkatërrimi i dy grupeve terroriste në juglindje të Iranit
Dy grupe terroriste të lidhura me shërbimet e huaja të inteligjencës u shkatërruan nga forcat iraniane të sigurisë.
Sipas IRNA; Ministria iraniane e Inteligjencës në një deklaratë të hënën njoftoi se gjashtë terroristë të armatosur që kishin hyrë në Iran me misionin e vrasjes së disa shtetasve të huaj që punonin në projekte infrastrukturore në provincën Sistan dhe Baluchestan, u identifikuan dhe arrestuan nga forcat iraniane të sigurisë. Deklarata shtoi se ekipi mbështetës i këtyre terroristëve gjithashtu u shpërbë. Në deklaratë, Ministria e Inteligjencës e Iranit paralajmëroi shërbimet e huaja të inteligjencës se çdo akt terrorist nuk do të mbetet pa përgjigje. Pas fitores së Revolucionit Islamik, janë kryer aktivitete të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara - regjimi sionist dhe aleatët e tij rajonalë për të përmbysur dhe rrëzuar Republikën Islamike të Iranit. Vitet e fundit, me dështimin e presionit maksimal të sanksioneve amerikane, u formua presioni maksimal i sigurisë ndaj Iranit. Në këto lëvizje ka bashkëpunim të gjerë mes Izraelit, SHBA-së dhe Britanisë./ParsToday