Mars 16, 2022 07:03 Europe/Tirane
  • Rusia është ende me Iranin për të arritur një marrëveshje

Ministri i Jashtëm iranian tha: Rusia na ka siguruar se mbetet me Republikën Islamike të Iranit për të arritur një marrëveshje përfundimtare në Vjenë.

Sipas IRNA, Husein Amir-Abdullahian në llogarinë e tij në Twitter shkroi: Kam pasur një takim konstruktiv me ministrin e Jashtëm rus për çështjet dypalëshe, bisedimet në Vjenë, Ukrainë, Siri, Jemen dhe Afganistan. Amir Abdullahian theksoi: Ne u siguruam edhe një herë se Rusia mbetet e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në Vjenë. Ai shtoi: “Më shumë se kurrë, topi është në fushën e Amerikës për të dhënë përgjigjet e nevojshme për të përfunduar me sukses negociatat”. Ministri i Jashtëm iranian Husein Amir-Abdullahian në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë deklaroi: Rusia nuk do të jetë pengesë për arritjen e marrëveshjes dhe nuk ka asnjë lidhje mes zhvillimeve në Ukrainë dhe bisedimeve të Vjenës. Amir Abdullahian ka thënë: Rusia, pasi ka luajtur një rol shumë pozitiv dhe konstruktiv që nga fillimi i bisedimeve të Vjenës, do të qëndrojë pranë Iranit deri në fund të bisedimeve dhe do të arrijë një marrëveshje të mirë, të fortë dhe të qëndrueshme dhe do të mbështesë arritjen e një marrëveshjeje të mirë. Ministri i Jashtëm iranian Husein Amir-Abdullahian mbërriti në Moskë në krye të një delegacioni për t'u takuar me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe me funksionarë të tjerë./ParsToday