Mars 19, 2022 12:32 Europe/Tirane
  • Karvani botëror i Novruzit, mban gjallë traditat e Iranit

Sekretari i përgjithshëm i Komisionit Kombëtar të UNESCO-s në Iran ka deklaruar se karvani i Norvruzit ka qenë efikas për ringjalljen dhe për mbajtjen gjallë ceremoninë tradicionale të Novruzit dhe tërheq drejt vetes shumë turistë vendorë dhe të huaj.

Festa botërore e Novruzit 1401 zhvillohet nga ana e Komisionit Kombëtar të UNESCO-s në tre qytete iraniane Hamedan, Kermanshah dhe Sanandaxh me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të disa vendeve të zonës së Novruzit.

Hoxhetullah Ejubi, sekretari i përgjithshëm i Komisionit Kombëtar të UNESCO-s në Iran në një intervistë ekskluzive me agjencinë Iran Press, duke përshkruar udhëtimin madhështor "Festa Botërore Novruzi 1401" që organizohet nga Komisioni Kombëtar i UNESCO-s në tre qytete iraniane Hamedan, Kermanshah dhe Sanandaxh, deklaroi: "Karvani i Novruzit ka filluar udhëtimin e vet madhështor dhe të bukur me grupe të ndryshme nga Teherani dhe në shoqërim të grupeve muzikore nga Sanandaxhi. Ceremonia e Novruzit me bukuritë dhe traditat të cilat i ndjekin iranianët në ditët e festës së vitit të ri, ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës ndaj këtyre ditëve dhe në këtë mënyrë krijon rastin më të mirë për ta prezantuar kulturën iraniane në mbarë botën. Tre qytetet iraniane Kermanshah, Sanandaxh dhe Hamedan janë tre qytete iraniane me titull botëror"./ParsToday