Mars 21, 2022 11:33 Europe/Tirane
  • Mesazh urimi për krerët e vendeve të qytetërimit të Nevruzit

Në mesazhe të veçanta, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka uruar liderët e vendeve të qytetërimit të Nevruzit për ardhjen e Nevruzit dhe fillimin e vitit 1401 diellor.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi, të dielën u dërgoi një mesazh vendeve të qytetërimit të Nevruzit ku tha: Nevruzi është simboli dhe kristalizimi i një qytetërimi të orientuar drejt vlerave, kulmi i të cilit është besimi ndaj Zotit, respektimi i familjarëve dhe arritja e paqes. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në këtë mesazh theksoi: Shpresoj që në shekullin e ri të përshpejtohet lëvizja drejt vlerave hyjnore dhe njerëzore dhe  Nevruzi të kthehet në një ditë më e lumtur dhe më e begatë për zemrat dhe shpirtrat e të gjithë njerëzve dhe njëkohësisht më shumë paqe e begati të ketë për të gjitha kombet e rajonit. Raisi theksoi: Republika Islamike e Iranit e konsideron forcimin dhe zgjerimin e këtij solidariteti kulturor si një premtim paqeje dhe qetësie për të gjitha vendet e rajonit dhe botës dhe në këtë drejtim shtrin dorën miqësore për të gjitha vendet. Kryetari i Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit gjithashtu ka uruar të dielën homologët e tij në Taxhikistan, Republikën e Azerbajxhanit, Turqinë, Irakun, Kazakistanin, Kirgistanin, Uzbekistanin, Turkmenistanin dhe Pakistanin në një mesazh për festën e lashtë të Nevruzit. “Mohammad Baqer Kalibaf” në mesazhin e tij theksoi se forcimi i marrëdhënieve ndërmjet parlamenteve si përfaqësues të kombeve do të luajë një rol të rëndësishëm në krijimin e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në botën bashkëkohore. Ai e quajti 21 marsin e çdo viti si "Dita Botërore e Nevruzit" dhe u bëri thirrje vendeve që të respektojnë dhe promovojnë këtë rast duke mbajtur ceremoni të ndryshme. Nevruzi është një festë e lashtë me rrënjë iraniane që festohet në shumë vende me fillimin e vitit të ri diellor. Dje, e diel, në orën 19.3 minuta e 26 sekonda, ishte koha e ndërrimit të vitit 1401 diellor në Iran./ParsToday