Ajatullah Khamenei thkson rëndësinë e prodhimit vendas
Lideri suprem i Revolucionit Islamik Ajatullah Sejed Ali Khamenei në mesazhin e tij me rastin e Vitit të Ri iranian 1401, duke uruar kombin iranian me rastin e festës së Nevruzit, i bëri thirrje qeverisë dhe popullit iranian që të punojnë shumë për të nxitur prodhimin e bazuar në parime shkencore dhe për të krijuar vende të reja pune.
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit ritheksoi rëndësinë e nxitjes së prodhimit vendor, siç kishte bërë vitet e kaluara, duke thënë se arsyeja pse ai i kushtoi kaq shumë rëndësi prodhimit, ishte kjo që prodhimi vendor nxit rritjen ekonomike, krijon punësim, ul inflacionin, rrit të ardhurat për frymë dhe përmirëson mirëqenien publike. “Për më tepër, prodhimi sjell edhe efekte psikologjike pasi rrit vetëbesimin kombëtar dhe shton ndjenjën e dinjiteti të popullit iranian. Prodhimi është një eliksir i tillë. Prodhimi kombëtar pra është kaq i rëndësishëm nëse do të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, - tha Ajetullah Khamenei.
Ajatollah Khamenei gjithashtu emëroi vitin e ri kalendarik iranian 1401 me emrin “Prodhimi, bazuar në parime shkencore dhe punësim”.
Më poshtë është teksti i plotë i mesazhit të Vitit të Ri të Liderit:
Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Falënderimi i takon Zotit, Zotit të botëve, dhe paqja dhe përshëndetjet Zotit qoftë mbi Hazretin Muhamed s.a.v.s., dhe mbi imamët ma'sum, veçanërisht mbi imamin e fundit Hazretin Mahdi (a.xh.).
O Ndryshues i zemrave dhe i syve!
O Drejtuesi i netëve dhe ditëve!
O Ndryshuesi i gjendjeve dhe rrethanave!
Ndrysho gjendjen tonë në gjendjen më të mirë!
Dëshiroj të shpreh urimet e mia për festën e Nevruzit dhe ardhjen e vitit të ri, rritje dhe zhvillim të ri në natyrë dhe ardhjen e ditëve të reja. Nevruzi këtë vit përkon me festat fetare të 15 shabanit, i cili i përket diellit të ndritshëm të gjithësisë, Imamit të kohës Hazretit Mahdi (a.xh.). Dëshiroj të përgëzoj kombin e madh iranian dhe të gjitha vendet e tjera të cilat ndjekin këtë kulturë dhe këtë shkollë!
Në veçanti, dëshiroj të përgëzoj familjet e nderuara të dëshmorëve – ato familje të durueshme, të dashura, Zoti mos e privoftë kombin iranian dhe të gjithë ne nga ekzistenca e këtyre familjeve të nderuara! Përgëzoj gjithashtu veteranët e dashur të luftës invalidët dhe familjet e tyre që po tregojnë durim të madh, si dhe ata që kanë bërë sakrifica të mëdha dhe po i shërbejnë me të vërtetë kombit iranian në fusha të ndryshme – duke përfshirë në fushën e shëndetësisë, sigurisë, rezistencës dhe shkencës! I uroj të gjithë këta njerëz të dashur me rastin e kësaj feste të bukur e të mbarë.
Kaloi edhe një vit tjetër, viti 1400 sipas kalendarit iranian, ka përfunduar me të gjitha momentet e tij të bukura dhe të hidhura dhe me të gjitha baticat dhe zbaticat e tij, të cilat janë pjesë e natyrshme të jetës. Jeta është një ndërthurje e këtyre momenteve të ëmbla dhe të hidhura dhe e këtyre baticave e zbaticave. Dëshiroj të vë në dukje disa nga këto momente të mëdha e të bukura që kanë ndodhur për kombin iranian.
Një prej tyre ishin zgjedhjet presidenciale. Zgjedhjet presidenciale ishin vërtet të rëndësishme dhe madhështore. Pavarësisht se pandemia e virusit Korona ishte në kulmin e saj në fillim të vitit 1400 të kalendarit iranian, qytetarët shkuan pranë kutive të votimit dhe hodhën votat e tyre. Kjo është shume e rëndësishme. Kjo ndodhi pavarësisht se edhe grumbullimi i dy personave në një vend të caktuar, konsiderohej i rrezikshëm. Në ato ditë, ne ishim dëshmitarë të shkallës së vdekjeve në qindra – 500, 600 dhe nganjëherë edhe më shumë njerëz në ditë. Në rrethana të tilla u mbajtën zgjedhjet presidenciale në Iran. Qytetarët shkuan pranë kutive të votimit dhe morën pjesë në zgjedhje presidenciale. Rezultati i atyre zgjedhjeve ishte që një qeveri e re hyri në skenë.
"Qeveria e re është popullore dhe brengoset për problemet e qytetarëve"
Provat dhe dëshmitë tregojnë qartë se kjo qeveri është një qeveri popullore, e cila shqetësohet për problemet e popullit dhe e cila ecën në një rrugë të ndryshme nga ajo e qeveria mëparshme. Kjo qeveri ka ringjallur shpresën te qytetarët, faleminderit Zotit. Kjo ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme që ndodhi për kombin iranian.
Një tjetër ngjarje e madhe, ishte përballja me pandeminë e rëndë të virusit Korona. Autoritetet e ndryshme dhe personeli mjekësor u përballën dhe e luftuan këtë pandemi vdekjeprurëse me kuptimin e vërtetë të fjalës. Shkalla e vdekjeve ra nga disa qindra në ditë në 18 ose 20 persona herë pas here. Edhe pse shkalla e vdekjeve është rritur në një masë përsëri, ka një ndryshim të madh midis këtyre ditëve kur vaksina është e disponueshme për të gjithë dhe atyre ditëve kur përballeshim me mungesë të vaksinave.
Përparimi shkencor dhe teknologjik i Iranit gjatë vitit të kaluar ka shënuar nivele të larta
Një tjetër ngjarje e madhe, ishte përparimi ynë shkencor dhe teknologjik. Një shembull ishte prodhimi vendas i vaksinave të ndryshme kundër virusit Korona, disa prej të cilave janë licencuar edhe nga autoritet shëndetësore të botës. U bënë gjithashtu përparime të tjera shkencore dhe teknologjike, duke filluar nga prodhimi i vaksinave deri te dërgimi i satelitëve në hapësirë. Vendi bëri përparime të rëndësishme në të gjitha fushat, me ndihmën Zotit të madhëruar. Këto ishin disa nga ngjarjet e mëdha të vitit 1400 të kalendarit iranian. Gjithashtu kanë ndodhur edhe ngjarje të tjera të ndryshme në vend.
Amerikanët pranuan dështimin poshtërues në "politikën e presionit maksimal"
Gjatë vitit të kaluar ka pasur ngjarje të mëdha edhe në arenën ndërkombëtare. Një nga ngjarjet më të rëndësishme që ndodhi në vitin 1400 të kalendarit iranian, ishte kjo që amerikanët në mënyrë eksplicite e pranuan - vetëm kohët e fundit - se kishin pësuar një dështim poshtërues në "politikën e tyre të presionit maksimal" kundër Iranit. Termi "poshtërues" ishte një term që ata vetë e përdornin. Kjo ishte një ngjarje e rëndësishme. Kombi iranian doli ngadhënjimtar. Kombi iranian fitoi. Asnjë person i vetëm në veçanti nuk mund të kërkojë kredi për këtë. Ishte rezistenca e kombit iranian ajo që solli një fitore kaq të madhe.
Ngjarje të tjera u zhvilluan gjithashtu, si afër, ashtu edhe larg nesh. Natyrisht, të gjitha këto treguan korrektësinë e rrugës që po kalon kombi iranian në përballjen me fuqitë arrogante. Këto ngjarje treguan se rruga e drejtë është ajo që ka marrë kombi iranian kundër fuqive arrogante. Pra, këto ishin ngjarje të rëndësishme.
Problemet e jetesës së qytetarëve duhet të zgjidhen patjetër
Ne, gjatë vitit të kaluar ishim dëshmitarë edhe të disa ngjarjeve të hidhura. Më të rëndat, më të rëndësishmet nga këto ngjarje të hidhura për mendimin tim, janë problemet që ekzistojnë për jetesën e njerëzve, çështja e çmimeve të larta, inflacioni e të ngjashme. Pra, këto probleme duhet të zgjidhen patjetër. Këto probleme janë të zgjidhshme. Këto janë probleme ekonomike, një pjesë e të cilave shpresoj të zgjidhen këtë vit. Jo të gjitha mund të zgjidhen menjëherë. Do të zgjidhen gradualisht. Nëse dikush është i paduruar dhe i nxituar dhe thotë se të gjitha problemet duhet të zgjidhen shumë shpejt, kjo nuk është reale. Megjithatë, shpresoj që disa nga këto probleme të zgjidhen në vitin 1401 të kalendarit iranian, që është viti i parë i shekullit të ri, shekulli i 15-të sipas kalendarit iranian, me ndihmën e Zotit!
Vitet e kaluara kam zgjedhur një titull si slogan i vitit. Në këtë mënyrë, në atë drejtim mund të lëvizin edhe zyrtarët – kryesisht ata të ekzekutivit, por krahas tyre edhe ata të institucioneve legjislative dhe gjyqësore, por edhe qytetarët në përgjithësi, kur çështjet kanë të bëjnë me ta. Në disa vite janë shënuar suksese të mira në këtë drejtim. Sigurisht që në vite të caktuara u tregua edhe neglizhencë.
Për vitin 1400 të kalendarit iranian, zgjodha moton "Prodhimi, mbështetja e prodhimit vendor dhe mënjanimi i pengesave". Në kuadër të kësaj moto është bërë punë e mirë dhe vazhdon të bëhet, dhe kjo duhet bërë. Vitet e fundit jam fokusuar te “prodhimi vendor” për sloganin e vitit, shoqëruar me terma të caktuar përshkrues. Arsyeja është se prodhimi është çelësi i zgjidhjes së problemeve ekonomike të vendit. Prodhimi kombëtar është me të vërtetë rruga kryesore që duhet ndjekur për të kapërcyer vështirësitë dhe problemet ekonomike që ekzistojnë në vend. Me fjalë të tjera, çështjet më të rëndësishme ekonomike të vendit mund të zgjidhen duke nxitur dhe përmirësuar prodhimin kombëtar. Kjo është natyra e prodhimit.
Rritja e prodhimit nxit rritjen ekonomike dhe krijon vende të reja pune
Kjo është arsyeja pse ne kemi theksuar në masë të madhe mbi prodhimin; sepse prodhimi nxit rritjen ekonomike, krijon punësim, ul inflacionin, rrit të ardhurat për frymë banori dhe përmirëson mirëqenien e përgjithshme. Për më tepër, prodhimi ka ndikim pozitiv edhe në aspektin psikologjik, pasi rrit vetëbesimin kombëtar dhe krijon një ndjenjë dinjiteti në komb. Prodhimi është një eliksir i tillë. Prodhimi kombëtar pra është kaq i rëndësishëm nëse do të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kjo është arsyeja pse unë kam theksuar rëndësinë e prodhimit në vitet e fundit. Dhe ky theksim ishte ka ushtruar ndikim. Me ndihmën e Zotit, ka pasur rezultate të mira. Dëshiroj të veçoj edhe këtë vit prodhimin, por me një shtresë të re të shtuar dhe një aspekt të ri. Dua të theksoj një prodhim që ka dy karakteristika: njëra është që duhet të krijojë vende pune dhe tjetra duhet të jetë i bazuar në njohuri shkencore. Ne duhet të inkurajojmë prodhimin e bazuar në njohuri shkencore – atë që mbështetet në përparimet e reja shkencore – dhe një prodhim që gjeneron punësim. Sigurisht, të gjitha llojet e prodhimit krijojnë punësim. Por disa lloje prodhimi nuk krijojnë shumë vende pune, pavarësisht se kërkojnë një investim të madh, ndërsa llojet e tjera të prodhimit krijojnë mundësi të bollshme punësimi. Me ndihmën e Zotit, unë do ta zgjeroj këtë në fjalimin e nesërm.
Motoja e Vitit të Ri është “Prodhimi, bazuar në parime shkencore dhe punësim”
Nëse do të bëjmë kriter kryesor prodhimin e bazuar në parime shkencore dhe nëse do të ndjekim llojin e prodhimit që është i bazuar në parime shkencore me karakteristikat që do të përmend në fjalimin tim të Vitit të Ri, besoj se do të dëshmojmë një progres të prekshëm dhe një ecje të mirë përpara në arritjen e të gjitha qëllimeve tona ekonomike. E njëjta gjë vlen edhe për prodhimin që krijon vende pune. Prandaj, slogani i këtij viti është “Prodhimi, bazuar në parime shkencore dhe punësim”.
Ne synojmë këtë lloj prodhimi. Natyrisht, dua të theksoj ashtu si vitin e kaluar se zyrtarët nuk duhet të mjaftohen vetëm me shkrimin e këtij slogani në krye të organizatave të tyre ose me vendosjen e një tabele në rrugë me këtë slogan. Gjëra të tilla nuk bëjnë asgjë. Çështja kryesore është të formulohen politika të bazuara në këtë ide në kuptimin e vërtetë të fjalës. Natyrisht, sipas asaj që kam parë, kjo qeveri, me ndihmën e Zotit, do të bëjë përparime duke pasur parasysh zellin e Presidentit të nderuar dhe atë të kolegëve të tij. Me fjalë të tjera, ky slogan nuk do të mbetet pa u vënë re, me ndihmën e Zotit. Megjithatë, sa më shumë punë të bëhet dhe sa më shumë përpjekje të bëhet, aq më mirë do të jetë.
E lus Zotin e lartësuar t'i japë të mira kombit iranian këtë vit, në këtë festë të madhe dhe në këtë mundësi të çmuar njëvjeçare! E lus Zotin e madhëruar që t'i bëjë njerëzit të lumtur, t'ua bëjë jetën e bukur, t'i gëzojë zemrat e njerëzve dhe t'i gëzojë shpirtrat e pastër të dëshmorëve tanë të dashur dhe ta mëshirojë shpirtin e Imam Khomejnit (ra)!
E lus Zotin e madhëruar të dërgojë përshëndetjet e të gjithëve dhe t'ia përcjellë përkushtimin dhe dashurinë tonë të sinqertë Imam Mahdiut (a.xh.)!
Përshëndetjet, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ju!/ParsToday