Eragçi: Pjesa e vështirë e bisedimeve në Vjenë mbetet akoma
Zëvendës ministri i jashtëm dhe shefi i delegacionit iranian në bisedimet e Vjenës ka thënë se pjesa e vështirë e bisedimeve vazhdon të qëndrojë.
Në një intervistë me NHK, Seyed Abbas Araghchi, Zëvendës Ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Delegacionit Iranian në Bisedimet e Vjenës, deklaroi se Bisedimet e Vjenës ishin më afër se kurrë më parë një marrëveshjeje dhe se negociatorët kishin vendosur që jo vetëm të kryejnë konsultime të mëtejshme por edhe të marrin vendime. Zëvendës Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shprehu shpresën se negociatat do të përfundojnë dhe madje do të zbatohen gjatë mandatit të qeverisë aktuale iraniane. Eragchi theksoi se mbrojtja e interesave kombëtare të Republikës Islamike të Iranit është shumë e rëndësishme. Zëvendësi politik i Ministrit të Jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe shefi i delegacionit iranian pjesëmarrës në bisedimet e Vjenës gjithashtu në përgjigje të një pyetjes rreth karakterizimit të Presidentit të zgjedhur iranian Seyyed Ebrahim Raisi, tha se ai është shumë realist dhe racional dhe pozicioni i Iranit nuk do të ndryshojë edhe pas transferimit të qeverisë.
/parstoday/