Mars 22, 2022 17:43 Europe/Tirane
  • Avionët luftarakë sauditë bombardojnë provincën Al-Xhuf të Jemenit

Burimet e informimit kanë njoftuar për sulme dhe bombardime të gjerë të kryera nga avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në provincën Al-Xhuf të Jemenit.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite sot (të martën) kanë bombarduar rajone të ndryshme të provincës Al-Xhuf në veri të Jemenit ku si pasojë janë plagosur disa civilë jemenas.

Më parë burimet jemenase kanë njoftuar se forcat e koalicionit agresor saudit në 24 orët e kaluara 151 herë kanë shkelur armëpushimin në provincën Al-Hudejdah në perëndim të Jemenit. Gjithashtu tre civilë jemenas të tjerë janë plagosur nga sulmet e armatosura të forcave kufitare të Arabisë Saudite në rajonet Al-Raku dhe Ale Shejkh në provincën Sa’de të Jemenit.

Ndërkohë ditën e kaluar Jahja Sari’e, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, dje ka thënë: “Ushtria dhe rezistenca popullore të Jemenit gjatë 7 viteve të kaluara të luftës në Jemen, janë vrarë dhe plagosur mbi 10 mijë ushtarakë sauditë dhe mbi 1200 ushtarë të EBA-ve”./ParsToday