Mars 25, 2022 06:40 Europe/Tirane
  • Irani mbështet zgjidhjen urgjente paqësore të konfliktit në Ukrainë

Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara tha se Republika Islamike mbështet zgjidhjen urgjente dhe paqësore të konfliktit në Ukrainë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

“Republika Islamike e Iranit është thellësisht e shqetësuar për përkeqësimin e situatës humanitare në Ukrainë dhe rreth saj”, tha Maxhid Takht Ravanchi në një takim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Irani përsërit qëndrimin e tij parimor në lidhje me nevojën për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, shtoi ai. Republika Islamike, tha ai, përsërit thirrjen e saj për ndërprerjen urgjente të luftimeve dhe uljen e tensioneve në konfliktin aktual dhe inkurajon të gjitha palët që të ndjekin shqetësimet e tyre përmes dialogut. Irani u kërkon të gjitha palëve në konflikt të bashkëpunojnë në avancimin e përgjigjes humanitare ndaj situatës, tha Takht Ravanchi. “Qeveria ime mbështet negociatat në vazhdim midis palëve dhe përsërit thirrjen e saj për një zgjidhje urgjente paqësore të konfliktit në përputhje me të drejtën ndërkombëtare,” përfundoi ai. Deklaratat e tij erdhën pasi Asambleja votoi për një rezolutë që kritikonte Rusinë për operacionin. Projekt-rezoluta u miratua me 140 vota pro, pesë kundër dhe 38 abstenime, përfshirë edhe Iranin. Duke shpjeguar arsyen e abstenimit të Iranit, Takht Ravanchi tha: "Ne besojmë se teksti aktual i rezolutës para Asamblesë së Përgjithshme përmban një gjuhë që shkon përtej fushëveprimit të situatës humanitare në terren dhe rezolutës i mungojnë mekanizmat realë për t'u përballur me aspektet humanitare të konfliktit.”/ParsToday