Amir Abdulahjan në Damask: Irani dhe Siria ndodhen në një pozicion
Ministri i punëve të jashtme të Iranit pas arritjes në Damask, deklaroi se Irani dhe Siria ndodhen në një pozicion dhe në një front të bashkuar dhe theksoi mbështetjen e Iranit ndaj shtetit dhe popullit të Sirisë.
Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, sot (të mërkurën) në aeroportin e Damaskut, është pritur nga Fejsal Mekdad, ministri i punëve të jashtme të Sirisë.
Ministri i punëve të jashtme të Iranit pas arritjes së Damask, në një prononcim para gazetarëve, duke u shpreh i kënaqur për vizitën e tij në Siri, deklaroi: "Jam i kënaqur që marrëdhëniet Teheran-Damask janë në nivelin më të mirë të mundshëm dhe ne sot po flasim për marrëdhëniet strategjike mes Iranit dhe Sirisë. Sot përkrah të gjitha dimensionet e marrëdhënieve mes të dy vendeve, çështja e bashkëpunimeve ekonomike dhe tregtare mes të dy vendeve ndodhet në qendër të prioriteteve tona".
Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke thënë se konsultimet tregtare, ekonomike dhe politike mes të dy vendeve aktualisht ndodhen në nivelin më të mirë të tyre. "Ajo çfarë është në dobi të popujve të të dy vendeve, ndodhet në qendër të programit tonë të punës".
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Husejn Amir Abdulahjan gjatë vizitë së tij në Damask, përveç takimit dhe bisedimeve me Fejsal Mekdad, ministrin e jashtëm sirian, do të takohet edhe me Bashar Asad, presidentin e Sirisë. /ParsToday