Ministri i punëve të jashtme të Iranit viziton Kinën
Ministri i punëve të jashtme të Iranit sot është nisur drejt Kinës për të marrë pjesë në samitin e tretë të ministrave të punëve të jashtme të vendeve fqinjë të Afganistanit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, ministrat e punëve të jashtme dhe përfaqësuesit e Iranit, Pakistanit, Rusisë, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit së bashku me Amir Khan Motaghi, ushtruesin e detyrës së ministrit të punëve të jashtme të qeverisë së përkohshme të Talebanëve do të marrin pjesë në samitin e përfaqësuesve të vendeve fqinjë të Afganistanit në Kinë. Ky samit zhvillohet ditën e mërkurë dhe të enjten.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, sot (të martën) në krye të një delegacioni politik është nisur drejt provincës Ankhoi në lindje të Kinës për të marrë pjesë në samitin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve fqinjë të Afganistanit.
Samiti i dytë i ministrave të punëve të jashtme të vendeve fqinjë të Afganistanit u zhvilluar në tetor të vitit të kaluar në Teheran me organizimin e Republikës Islamike të Iranit./ParsToday