Regjimi sionist është problemi kryesor i botës islame
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se regjimi sionist është problemi kryesor i botës islame.
Zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e mërkurë në takim me Muhamed bin Abdurrahman Ale Thani, ministrin e punëve të jashtme të Katarit, gjatë punimeve të samitit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve fqinjë të Afganistanit në qytetin Tunshi të Kinës, ka vlerësuar se zhvillimi i takimit të politikës djallëzore në Naghab të Palestinës së pushtuar është një tradhti e madhe ndaj idealit të Palestinës dhe tha: "Për fat të keq disa shtete arabe të rajonit me anë të veprimit tradhtar për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist, po ndjekin këtë politik pavarësisht faktit se ajo është në kundërshtim të plotë me idealet e larta të besimtarëve myslimanë të botës në lidhje me Kodsin e shenjtë dhe Palestinën".
Amir Abdulahjan gjithashtu duke shpjeguar rezultatet e negociatave të Vjenës për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore, ka thënë se finalizimi i marrëveshjes në këtë drejtim ka nevojë për një qëndrim realist të palës amerikane dhe theksoi se Amerika duhet të heqë dorë nga politika e asaj arrogante dhe ambicioze në mënyrë që përpjekjet për shumë javë të palëve të ndryshme në Vjenë të arrijnë në një rezultat të duhur për kthimin e të gjitha palëve në zbatimin e zotimeve të tyre.
Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke theksuar në potencialet ekzistuese në fushën e bashkëpunimeve mes Iranit dhe Katarit në sektorin ekonomik, ka kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara mes të dy vendeve.
Muhamed bin Abdurrahman Ale Thani, ministri i punëve të jashtme të Katarit, në këtë takim gjithashtu duke theksuar zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale, kujtoi rëndësinë e vendosjes së sigurisë në rajon dhe rëndësinë e Republikës Islamike të Iranit dhe u shpreh optimist se të gjitha vendet do të bëjnë përpjekje për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Azisë Perëndimore./ParsToday