Turqia e shqetësuar nga minat e lëshuar në Detin e Zi
Autoritetet e Ankarasë kanë shprehur shqetësime të thella për arritjen e mundshme të minave detare të lëshuara nga ushtria e Ukrainës deri në brigjet e Turqisë.
Hulusi Akar, ministri i mbrojtjes së Turqisë, deklaroi se zbuluesit e minave dhe avionët e patrullimit detar të Turqisë janë vendosur në gjendje të gatishmërisë.
Irfan Alti Kardashlar, gazetar turk, gjithashtu në lidhje me këtë, ka thënë: "Bëhet fjalë për qindra mina detare të lëshuara në Detin e Zi që deri më tani pesë ose gjashtë mina detare në brigjet e Turqisë dhe ekziston mundësia që të shtohet numri i tyre".
Sipas këtij gazetari turk, çështja e minave detare në brigjet e Turqisë ka shkaktuar shqetësime të thella dhe serioze për kompanitë ndërkombëtare të transportit detar, prandaj menjëherë duhet të zbatohet një program emergjent për neutralizimin e minave me qëllim që të parandalohen aksidentet e tjera./ParsToday