Qershor 21, 2021 11:10 Europe/Tirane
  • Mbyllet përkohësisht centrali bërthamor i Bushehrit për shkak të defekteve teknike

Centrali bërthamor i Bushehrit në Iran është mbyllur përkohësisht për shkak të një defekti teknik dhe është shkëputur nga rrjeti kombëtar i energjisë elektrike.

Sipas agjencisë ISNA, zyra për marrëdhëniet me publikun e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit në një deklaratë njoftoi: Pas një defekti teknik në termocentralin e Bushehrit dhe pas një njoftimi një ditor për Ministrinë e Energjisë, ky termocentral u mbyll përkohësisht dhe u shkëput nga rrjeti kombëtar i energjisë elektrike.  Njoftimi shton, është e qartë se pas rregullimit të defektit teknik dhe brenda disa ditëve të ardhshme, ky termocentral do të rilidhet me rrjetin kombëtar të energjisë elektrike.

/parstoday/