Mars 31, 2022 18:17 Europe/Tirane
  • Sulmi ndaj kampit të refugjatëve

Forcat izraelite kanë sulmuar një kamp refugjatësh në Bregun Perëndimor në përgjigje të një operacioni martirizues palestinez.

Ditët e fundit janë kryer tre operacione martire nga palestinezët kundër ushtrisë dhe kolonëve sionistë.  Operacioni i parë u zhvillua në zonën e Beer al-Saba, operacioni i dytë në al-Khadeira dhe operacioni i tretë në Bani Barak afër Tel Avivit. Si rezultat i këtyre operacioneve, 11 persona u vranë dhe 15 u plagosën, që ishte më shumë se numri i sionistëve të vrarë në vitin 2020 dhe 2021. Këto operacione martire janë një pikë kthese në luftën palestineze kundër regjimit pushtues në Kods. Nga njëra anë; Këto operacione u kryen në territoret e pushtuara dhe nga ana tjetër, shumica e të vrarëve në operacion ishin anëtarë të ushtrisë, policisë dhe rojeve kufitare izraelite. Një pikë tjetër e rëndësishme është se këto operacione u zhvilluan në një kohë kur procesi i pajtimit mes vendeve arabe dhe regjimit sionist vazhdon dhe madje për herë të parë në territoret e pushtuara zyrtarët arabë zhvilluan një takim shumëpalësh me regjimin sionist. Ndërkohë që autoritetet sioniste ishin të gëzuar nga këto takime diplomatike, u kryen tre operacione martire. Abdul Bari Atëan, një analist i njohur arab, thotë:  “Zyrtarët sionistë dhe kolonët gabimisht menduan se populli palestinez ishte dorëzuar dhe gjunjëzuar dhe se kombet arabe po ndiqnin metodën e kompromisit”. Por këto operacione martire palestineze ishin si një tërmet që dha alarmin për izraelitët dhe paralajmëroi sionistët se muaji i tyre i mjaltit me regjimet komprometuese kishte përfunduar. Regjimi sionist, i cili ishte i përfshirë në shfaqjet e tij diplomatike me vendet komprometuese arabe, u bë dëshmitar i operacioneve martire dhe për këtë në rendin e ditës ka vënë nisjen e sulmit ndaj një kampi refugjatësh palestinezë në Bregun Perëndimor. Ushtria izraelite sulmoi kampin Jenin, me dhjetëra automjete ushtarake dhe snajperët izraelitë filluan të qëllojnë palestinezët nga çatitë. Si pasojë e këtij krimi sionist ranë dëshmorë 2 palestinezë dhe u plagosën rreth 15 persona. Por edhe ky veprim i ushtrisë izraelite nuk e ndaloi operacionin martir dhe një tjetër operacion u krye menjëherë nga një i ri palestinez. Një i ri palestinez goditi me thikë katër sionistë gjatë një operacioni kundër kolonëve izraelitë pranë qytetit Gush Atsion. Operacioni tregoi se palestinezët janë të vendosur të përballen me krimet izraelite, veçanërisht me pushtimin e tyre. Në lidhje me këtë, "Ziad al-Nakhala", sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, njoftoi mobilizimin e përgjithshëm të "Saraya al-Quds", dega ushtarake e lëvizjes së Xhihadit Islamik, pas sulmit të ushtrisë sioniste në Jen në Bregun Perëndimor. Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) gjithashtu në një deklaratë tha: "Ne theksojmë përgjigjen e duhur ndaj agresionit të ushtrisë izraelite kundër palestinezëve dhe kjo përgjigje do të nënkuptojë një rritje të përleshjeve të rezistencës me pushtuesit dhe kolonët e tyre". Hamasi theksoi: “Ne paralajmërojmë për krimet e vazhdueshme të regjimit pushtues dhe për reagimin shpërthyes, i cili do të jetë më i fortë dhe më i dhimbshëm se më parë. “Në atë kohë të gjithë fëmijët e kombit do të ngrihen në të gjitha tokat tona të pushtuara dhe ky është premtimi i njerëzve të lirë”. Mund të thuhet se rezultati i kompromisit të vendeve arabe me regjimin pushtues të Kodsit do të jetë mobilizimi i përgjithshëm i palestinezëve kundër këtij regjimi dhe përshkallëzimi i konfliktit./ParsToday