Më 1 prill të vitit 1979, në Iran u vendos demokracia fetare
Imami i namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit deklaroi se më 12 farvardin të vitit 1358 të kalendarit iranian që përkon me 1 prill të vitit 1979, në referendumin gjithëpopullor në Iran u vendos demokracia fetare, republikanizmi dhe islamizmi”.
Hoxhetul-Islam Muhamed Xhavad Haxh Ali Akbari, imami i namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit, në ceremoninë e namazit të së premtes në Teheran, duke uruar Ditën e Republikës Islamike, deklaroi: “Memoria historike e asnjë populli nuk ka regjistruar ndonjë ngjarje të ngjashme si ajo që ndodhi më 12 farvardin të vitit 1358. Imam Khomejni (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit në fitoren e Revolucionit Islamik nxori në skenë të gjithë popullin iranian për realizimin e idealeve të Revolucionit Islamik dhe me maturi, përkrahjen e popullit iranian, vendosi drejtësinë, racionalizmin dhe parimet e Islamit burimor. Imam Khomejni (ra) nuk e shikonte popullin si një vegël, por e shikonte atë si një mbështetje drejt realizimit të qëllimeve të shenjta”./ParsToday