Katër milionë refugjatë afganë janë strehuar në Iran
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se përkundër pretendimeve të shteteve evropiane për të ndihmuar, në Iran janë strehuar katër milionë refugjatë afganë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Ibrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të enjten në mbrëmje në një konferencë për shtyp në qytetin Mashhad në provincën Khorasan Razavi në verilindje të Iranit, ka thënë: “Republika Islamike e Iranit ndjen përgjegjësi ndaj refugjatëve afganë, përkundur shteteve evropiane të cilat çështjet e Afganistanit e ndjekin vetëm për ambiciet dhe dëshirat e tyre politike. Sot ajo çfarë është e rëndësishme në nivel të brendshëm të Afganistanit, është formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse në këtë vend me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha grupeve politike, etnike dhe fetare”.
Presidenti iranian në përgjigje ndaj çështjes së shtetasve afganë me qëndrim në provincën Khorasan Razavi, ka thënë: “Arsimimi, mënyra e jetesës dhe punësimi i këtyre shtetasve afganë ka rëndësi të konsiderueshme për Republikën Islamike të Iranit, prandaj është parashikuar se të formohet një mekanizëm dhe një qendër si një institucion i çështjeve të emigrantëve dhe zyra të kësaj organizate do të hapen edhe në provinca të tjera”./ParsToday