Ghalibaf uron fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit u ka uruar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit kryetarëve të parlamenteve të vendeve islame.
Zyra për informim e Parlamentit Islamik të Iranit njoftoi se Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, ka publikuar një mesazh urimi me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit për kryetarët e parlamenteve të vendeve islame dhe ka shkruar: "Muaji i bekuar i Ramazanit është një rast i çmuar për ngritjen shpirtërore të besimtarëve dhe për ta forcuar vëllazërinë, bashkëpunimin dhe solidaritetin mes myslimanëve pavarësisht se çfarë kombësie dhe çfarë vendi i takojnë".
Kryetari i Parlamentit të Iranit ka thënë: "Sot, bota islame më shumë se kurdo herë tjetër ka nevojë për ndjekjen e mësimeve dhe njohurive të thella të Kur'anit të shenjtë dhe të Islamit. Shpresojmë që të forcohet uniteti dhe bashkimi mes Umetit Islam në territorin e gjerë të botës islame!"./ParsToday