Lideri Suprem thekson "Strukturimin e Leximit të Kuranit”
Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, të dielën, në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, në një tubim për leximin e Kuranit, tha se tema e "strukturimit të leximit " kërkon vëmendje të veçantë të lexuesve dhe shtoi : Dëgjuesi duhet të jetë thellësisht i ndikuar dhe leximi duhet ta bëjë atë të ndjekë fjalën e Zotit.
Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, të dielën, në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, në një tubim për leximin e Kuranit theksoi se futja në gostinë e të Zotit kërkon përpjekje njerëzore për t'iu bindur ftesës së Zotit dhe, duke iu referuar bekimeve të muajit të shenjtë të Ramazanit shtoi: Këto bekime janë në fakt mundësi të pazëvendësueshme për t'u afruar me Zotin, ndaj duhet t'i kërkojmë me përulësi Zotit suksese në përfitimin e kësaj mundësie dhe në shmangien e mëkateve. Ajetollah Khamenei e quajti Kuranin mrekullinë e përjetshme të Profetit të fundit (savs) dhe shtoi: Në të gjitha periudhat e historisë njerëzore, Kurani ofron njohuritë e nevojshme për njeriun në arenën e gjerë të jetës individuale, familjare, shoqërore, shpirtërore, sovrane dhe në të gjitha dimensionet e tjera. Lideri suprem i Revolucionit Islamik, duke shprehur kënaqësinë me numrin e madh të lexuesve të shquar dhe të talentuar iranianë, ia atribuoi këtë dhuratë Revolucionit Islamik dhe tha: Sot, lexuesit iranianë lexojnë më shkëlqyeshëm dhe me cilësi më të mirë se shumë lexues nga vende të tjera, të cilët ndonjëherë ftohen në Iran si profesorë, gjë e cila është një fakt nderi dhe krenarie. Ai e quajti leximin një art të shenjtë dhe theksoi se ky art duhet të jetë në shërbim të përkujtimit dhe ftesës së Zotit, duke thënë: Leximi duhet të jetë në një mënyrë që të shtojë besimin e dëgjuesit në fe, kështu që leximi nuk duhet parë thjesht si një art dhe nuk duhet të lejohen disa faktorë që të bëhen shkak për anashkalimin e përkujtimit dhe ftesës drejt Zotit./ParsToday