Amir Abdullahian: Shtetet e Bashkuara janë drejtpërdrejt përgjegjëse
Duke kritikuar rivendosjen e sanksioneve amerikane ndaj disa individëve dhe kompanive iraniane, ministri i jashtëm iranian fajësoi drejtpërdrejtë Shtetet e Bashkuara për zgjatjen e bisedimeve në Vjenë.
Raundi i tetë i bisedimeve për sanksionet, i cili filloi më 27 dhjetor 2021, hyri në një fazë përcaktuese më 11 mars 2022 dhe me sugjerimin e shefit të politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell, negociatorët u kthyen në kryeqytetet e tyre për konsultime politike. Çështja e garancive dhe heqja e personave fizikë dhe juridikë nga lista e zezë dhe nga grupi i sanksioneve është ende një nga rastet kur Shtetet e Bashkuara, si shkelëse e marrëveshjes bërthamore, nuk kanë marrë vendimin e duhur politik për ta zgjidhur atë. Jo vetëm që Shtetet e Bashkuara nuk i hoqën sanksionet kundër popullit iranian gjatë kësaj periudhe, por më 30 mars 2022, gjatë bisedimeve në Vjenë, Departamenti i Thesarit vendosi sanksione të reja edhe ndaj disa individëve dhe subjekteve iraniane. Sipas IRNA, Ministri i Jashtëm iranian Husein Amir-Abdullahian në një bisedë me ministrin e Jashtëm të Omanit Badr bin Hamad al-Busaidi kritikoi ri-vendosjen e sanksioneve nga SHBA ndaj disa individëve dhe kompanive iraniane, duke vënë në dukje se Republika Islamike e Iranit është gati për një marrëveshje të mirë. Megjithatë pala amerikane, deri tani me disa kërkesa radikale, ka qenë drejtpërdrejt përgjegjëse për zgjatjen e negociatave. Amir Abdullahian uroi gjithashtu homologun e tij Omanit dhe qeverinë dhe popullin jemenas për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe shprehu shpresën se armëpushimi në Jemen do të mbetet i qëndrueshëm./parstoday/