Prill 05, 2022 12:54 Europe/Tirane
  • Atentat ndaj 3 studentëve fetarë në Mashhad

Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm me armë të ftohtë ndaj tre klerikëve në Mashhad, në verilindje të Iranit.

"Yaqub Ali Nazari", guvernatori i provincës Khorasan Razavi, në një intervistë me median tha: Në incidentin e sulmit me armë të ftohtë ndaj tre klerikëve fetarë, i cili ndodhi mbrëmjen e së martës në oborrin e mauzoleut të Imam Rezait(as), një person ka humbur jetën për shkak të plagëve të rënda në vendngjarje dhe dy të tjerë janë lënduar dhe çuar në spital. Nazari shtoi: Gjendja e përgjithshme e njërit prej të plagosurve është deklaruar e rëndë. Guvernatori i Horasan Razavi tha: Sulmuesi u arrestua me ndihmën e agjentëve të rendit dhe njësisë së mbrojtjes dhe iu dorëzua agjentëve të inteligjencës dhe sigurisë./ParsToday