Prill 06, 2022 12:57 Europe/Tirane
  • Raisi: Krimi në Mashhad është kryer nga një element takfirist amerikan

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dënoi krimin në mauzoleun e shenjtë të Imam Rezait (as) dhe deklaroi se ky incident fatkeq është kryer përfundimisht nga një prej elementëve të devijuar dhe nën ndikimin e grupeve takfiriste amerikane.

Sipas zyrës së informacionit të presidencës; Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi, përmes një mesazhi njoftoi se incidenti i djeshëm në mauzoleun e imam Rezait (as), i cili është streha e të gjithë njerëzve të lirë në botë, pa dallim feje, shkaktoi dhimbje tek unë dhe tek të gjithë ndjekësit e atij imami. Raisi shtoi se ky incident fatkeq, i cili u krye nga një prej elementëve të devijuar dhe i ndikuar nga grupet takfiriste amerikane, patjetër do të shkaktojë më shumë unitet dhe solidaritet në mesin e atyre që janë të interesuar për Islamin dhe Iranin Islamik dhe do të çojë në demaskimin e rrymave të devijuara. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka porositur Ministrinë e Inteligjencës që me bashkëpunimin e të gjitha institucioneve kompetente të identifikojë dhe ndjekë shpejt të gjithë faktorët efektivë të incidentit të djeshëm në Mashhad dhe të informojë opinionin për rezultatin. Të martën në mbrëmje, një element takfirist në oborrin e Profetit të Shenjtë, në mauzoleun  Imam Rezait (as), Imamit të tetë të shiitëve në botë, sulmoi me thikë tre klerikë; Një klerik u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga sulmi dhe u dërguan në spital. Sulmuesi u arrestua me ndihmën e agjentëve të zbatimit të ligjit dhe njësisë së mbrojtjes dhe i është dorëzuar agjentëve të inteligjencës dhe sigurisë iraniane./ParsToday