Sulmet më të fundit të terroristëve të Fonti Nusra në Idlib
Baza “Humejmim” në Siri ka njoftuar për sulme të reja të terroristëve të grupit Fronti Nusra në zonat për reduktimin e tensioneve në Idlib të Sirisë.
Grupi terrorist Fronti Nusra i cili gjithnjë ka pësuar humbje dhe disfata të njëpasnjëshme nga forcat e ushtrisë së Sirisë dhe forcat e rezistencës islame në rajone të ndryshme të Sirisë, me mbështetjen e Turqisë vazhdon të veprojë në zonat për reduktimi e tensioneve në Siri dhe po vazhdon të kryejë sulme terroriste.
Agjencia e lajmeve Humejmem që është një qendër e forcave ruse për mbikëqyrjen e armëpushimit në Siri, sot (të premten) ka publikuar një deklaratë në lidhje me sulmet e gjëra të terroristëve takfiristë të grupit Fronti Nusra në zonat për reduktimin e tensioneve në Siri dhe ka deklaruar se terroristët e këtij grupi në 24 orët e kaluara, 85 herë kanë sulmuar zonat për reduktimin e tensioneve në provincën Idlib të Sirisë.
Kjo qendre për mbikëqyrjen e armëpushimit gjithashtu ka thënë se provinca Latakia e Sirisë gjithashtu është sulmuar disa herë nga terroristët takfiristë të grupit Fronti Nusra. Terroristët kanë kryer sulme edhe në disa zona të provincës Alepo./ParsToday