Prill 08, 2022 19:12 Europe/Tirane
  •     Nesër prezantohet gjenerata e re e radiomedikamenteve të Iranit

Në Ditën Kombëtare të Teknologjisë Atomike në Iran gjatë një ceremonie në prani të presidentit të shtetit Sejed Ebrahim Raisi, do të prezantohet gjenerata e re e radiomedikamenteve.

Shkenca e teknologjisë për prodhimin e radiomedikamenteve është natyralizuar dhe zhvilluar në Iran me punën dhe përpjekjet e shkencëtarëve iranianë dhe aktualisht Irani me prodhimin e mbi 50 llojeve të radiomedikamenteve për kurimin e disa llojeve të sëmundjeve kancerioze, vendoset në pozitën e parë në rajon dhe prodhimet e veta në këtë fushë i eksporton edhe në vendet e tjera.

Me punën dhe përpjekjen e shkencëtarëve atomik të Iranit, nesër gjatë një ceremonie zyrtare do të prezantohen disa produkte të gjeneratës së re të radiomedikamenteve./ParsToday