Prill 10, 2022 07:41 Europe/Tirane
  • Propozimi i Ministrisë së Jashtme të Iranit për lëshimin e vizave falas

Për të inkurajuar shtetasit e huaj që marrin pjesë në Kupën e Botës 2022 në Katar, Ministria e Punëve të Jashtme iraniane propozoi që aplikantëve që ato ditë dëshirojnë të vizitojnë Iranin t'u jepen viza falas.

Me një sipërfaqe prej rreth 12,000 kilometra katrorë, Katari pritet presë më shumë se 2.5 milionë turistë gjatë Kupës së Botës. Për shkak të mungesës së vendeve argëtuese dhe pikave turistike të ndryshme dhe mungesës së diversitetit të klimës në Katar, spektatorët e Kupës së Botës patjetër që do të preferojnë që një pjesë të qëndrimit të tyre dy-javor në Katar ta kalojnë duke udhëtuar në vendet fqinje. Ministria e Punëve të Jashtme iraniane, për të inkurajuar shtetasit e huaj që marrin pjesë në Kupën e Botës 2022 në Katar, propozoi që turistëve që duan të udhëtojnë drejt Iranit t'u jepen viza falas. Sipas propozimit, qytetarët e vendeve, ekipet e të cilave janë kualifikuar për Kupën e Botës FIFA të Katarit 2022, mund të aplikojnë për një vizë falas iraniane për një ose dy hyrje dhe me një periudhë vlefshmërie më shumë se dy mujore. Shtetasit e të gjitha vendeve (përveç Afganistanit, Pakistanit, Indisë, Bangladeshit, Somalisë, Sri Lankës) të cilët duhet të aplikojnë për viza turistike, si dhe shtetas të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, vizat e të cilëve përpunohen si më parë me aplikim paraprak dhe rishikim nga ana e Iranit, nëse kanë një biletë nga Doha, mund të aplikoni për një vizë falas një herë, dy ose disa herë me një periudhë vlefshmërie prej dy muajsh duke regjistruar aplikimin e vet dhe duke futur imazhin e biletës në sistem. E drejta e tyre e qëndrimit është 20-ditore. Duke marrë parasysh kapacitetet ekonomike, turistike, kulturore dhe sportive të disponueshme në Kupën e Botës 2022 të Katarit për Iranin, Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit, me qëllim që të inkurajojë shtetasit e huaj pjesëmarrës në këtë ngjarje të udhëtojnë në Iran, planifikon të lëshojë viza falas për aplikantët e udhëtimit në Iran. Propozimi i kësaj ministrie aktualisht po i nënshtrohet shqyrtimit të ekspertëve në Komisionin Qeveritar Politik dhe Mbrojtjes.  Në këtë drejtim, ministri i Rrugëve dhe Zhvillimit Urban i Republikës Islamike të Iranit, Rostam Ghasemi dhe ai i Transportit dhe Lidhjeve, Jassim bin Saif al-Sulayti, do të zhvillojnë takime dypalëshe të dielën dhe të hënën e kësaj jave në ishullin Kish. Të dy ministrat do të takohen për të diskutuar mbështetjen e Iranit për Kupën e Botës 2022 të Katarit, duke përfshirë nisjen e linjave të rregullta të anijeve midis porteve të dy vendeve dhe një marrëveshje për të përdorur më shumë linjat ajrore komerciale të Katarit mbi Iranin, si dhe pritet që ata të nënshkruajnë memorandume mirëkuptimi. Kombëtarja iraniane e futbollit ka arritur për herë të gjashtë në Kupën e Botës.  Kupa e Botës 2022 në Katar do të mbahet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022. Ky është Botërori i parë që do të mbahet në vjeshtë në një vend arab në Azinë Perëndimore për shkak të kushteve atmosferike të vendit pritës./ParsToday