Prill 12, 2022 07:05 Europe/Tirane
  • Rritja e bashkëpunimit ndërmjet Iranit dhe Katarit

Katari nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi dypalësh në fushën ajrore me Republikën Islamike të Iranit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, zyrtarë të lartë të Republikës Islamike të Iranit dhe Katarit nënshkruan një marrëveshje dypalëshe ajrore. Marrëveshja u nënshkrua në takimin e ministrit të Katarit të Transportit dhe Lidhjeve, Jassim bin Saif al-Suliti dhe ministrit iranian të Rrugëve dhe Zhvillimit Urban, Rostam Ghasemi, për të rritur fluturimet ndërmjet Katarit dhe Iranit. Gjatë takimit, zyrtarët iranianë dhe katariot theksuan nevojën e forcimit të bashkëpunimit në fushat e transportit detar, menaxhimit të portit, si dhe mbështetjes për forcimin dhe lehtësimin e transportit dhe tregtinë ndërmjet porteve të dy vendeve, si dhe eksplorimin e mundësive për investime private. “Seyed Hamid Sajjadi”, Ministri i Sportit dhe Rinisë i Iranit, lidhur me kapacitetin e zonave të lira të vendit për të pritur disa tifozë të futbollit të Kupës së Botës tha: Katari është një nga vendet në jug të Gjirit Persik që ka marrëdhënie të ngrohta me Iranin. Oferta e qyteteve Kish dhe Keshm për të pritur tifozët e Botërorit mund të çojë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Qytetet jugore të vendit, veçanërisht ishulli i bukur i Kishit, janë të pajisura shumë mirë në fushën e  hotelerisë dhe shërbimet turistike që duhet t’u ofrojë turistëve. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve të Katarit kryesoi një delegacion në ishullin Kish në jug të Iranit. Distanca nga Ishulli i Iranit Kish për në Katar është 270 km, që nga Doha zgjat rreth 40 minuta me aeroplan./ParsToday