Martirizimi i të riut të tretë palestinez në “Nablus”
Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez njoftoi martirizimin e një të riu tjetër palestinez në Nablus në jug të Bregut Perëndimor.
Qytetet e Bregut Perëndimor, veçanërisht Xhenin që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, janë përballur me intensifikimin e agresionit të regjimit sionist dhe deri më tani, një numër i konsiderueshëm i palestinezëve janë qëlluar për vdekje ose plagosur nga militantët sionistë. Sipas agjencisë së lajmeve Shahab; Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez sot pasdite njoftoi se ky i ri palestinez quhej "Faëaz Hamail". Ai u qëllua dhe u plagos pak ditë më parë gjatë përleshjeve të ashpra me ushtarët izraelitë. Sot ai ra dëshmor sot për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë. Ministria palestineze e Shëndetësisë gjithashtu këtë mëngjes njoftoi: “Shas Kamji” dhe “Mustafa Abu Al-Rabb”, dy të rinj të tjerë palestinezë u qëlluan për vdekje nga militantët sionistë në Xhenin dhe katër të tjerë u plagosën. Sipas këtij raporti, Pas martirizimit të të rinjve palestinezë dhe dënimit të veprimeve armiqësore të sionistëve, sot është shpallur zi publike në provincat Ramallah dhe Al-Bir dhe pas kësaj, në këto zona u mbajt një grevë masive. Ushtarët izraelitë gjithashtu dje, sulmuan qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor, ku për pasojë një i ri palestinez ra dëshmor dhe 31 të tjerë u plagosën rëndë. Vlen të përmendet se lëvizjet Hamas dhe Xhihadi Islamik Palestinez paralajmëruan regjimin sionist për pasojat e vazhdimit të agresionit dhe të veprimeve armiqësore të tij kundër popullit palestinez./ParsToday