Prill 15, 2022 18:47 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake të regjimit sionist sulmojnë xhaminë Al Aksa

Mëngjesin e sotëm (e premte), forcat ushtarake të regjimit sionistë sulmuan sërish xhaminë Al Aksa dhe kanë plagosur 152 palestinezë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi së raportet më të fundit tregojnë se forcat ushtarake të regjimit sionist pasi plagosën 152 palestinezë dhe arrestuan 400 palestinezë të tjerë në xhaminë Al Aksa, filluan të tërhiqen.Organizata Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi të premten se forcat ushtarake sioniste përdorën plumba lufte dhe gaz lotsjellës për të shtypur besimtarët myslimanë në oborret e xhamisë Al Aksa.Agjencia Palestineze e Lajmeve raportoi gjithashtu se një numër besimtarësh akoma po mbahen të mbyllur brenda ambienteve të xhamisë Al Aksa dhe Kupolës së Shkëmbit (Kopola e Artë), dhe se forcat ushtarake sioniste kishin mbyllur të gjitha dyert që të çonin në xhaminë Al Aksa, përveç portës Al-Hatta. Gjatë 15 ditëve të kaluara e deri më tani forcat ushtarake të regjimit sionist kanë martirizuar 17 palestinezë. Shejh Akreme Sabri, imami i xhamisë Al Aksa, tha se në kundërpërgjigje ndaj hyrjes së paligjshme dhe të dhunshme të forcave ushtarake sioniste në këtë vend të shenjtë, kemi përsëriti fetvan për t'u përballur me forcat sioniste.Pas përsëritjes së kësaj fetvaje nga imami i xhamisë Al Aksa, dhjetëra autobusë me besimtarë myslimanë nga të gjitha qytetet palestineze përgatiten të udhëtojnë drejt Xhamisë Al Aksa në Kodsin e shenjtë, kryeqyteti i Palestinës.Në të njëjtën kohë, Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës theksoi gjithashtu se sulmi ndaj besimtarëve myslimanë në xhaminë Al Aksa është një krim agresiv, për të cilin regjimi okupator sionist është plotësisht përgjegjës si dhe për pasojat e këtij agresioni.Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës vuri në dukje se përderisa regjimi pushtues sionist nuk heq dorë nga xhamia Al Aksa dhe nuk ndal agresionin kundër popullit palestinez, përballja jonë me këtë regjim do të jetë shumë më e afërt dhe më e vështirë se sa mendojnë sionistët./ParsToday