Prill 17, 2022 08:20 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake sioniste sulmojnë xhaminë Al Aksa dhe plagosin 17 palestinezë

Qindra forca ushtarake sioniste dhe kolonë sionistë sulmuan dhe hyrën dhunshëm në xhaminë Al Aksa, duke plagosur 17 palestinezë.

Ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten në Kodsin e shenjtë, sot (e diel) Xhamia Al Aksa ishte bërë arenë e sulmit të qindra forcave ushtarake sioniste dhe kolonëve sionistë të cilët u përpoqën të dëbojnë besimtarët myslimanë palestinezë.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist hyrën me dhunë në ambientet e xhamisë së shenjtë Al Aksa duke shoqëruar kolonët sionistë të dielën dhe një numër kolonësh me mbështetjen e ushtrisë sioniste, vallëzuan dhe kënduan në xhaminë Al Aksa.

Në kundërpërgjigje të kolonëve sionistë, besimtarët palestinezë qëlluan me gurë autobusin që i transportonte ata pas daljes nga xhamia Al Aksa, duke plagosur pesë kolonë sionistë.

Ndërkohë, palestinezët u përleshën me forcat ushtarake izraelite pranë xhamisë Al Aksa dhe gjatë këtyre përleshjeve janë plagosur deri më tani 17 palestinezë.

Lëvizja e Xhihadit Islamik i Palestinës në reagim ndaj sulmeve të forcave sioniste në xhaminë Al Aksa, lëshoi një deklaratë në të cilën theksoi se sulmet e përsëritura ndaj xhamisë Al Aksa tregojnë qëllimin e vërtetë të pushtuesve sionistë, të cilët po kërkojnë të realizojnë planet e tyre terroriste.

Në deklaratën e Lëvizjes së Xhihadit Islamik të Palestinës thuhet se sulmet e ushtrisë sioniste dhe kolonëve sionistë në xhaminë Al Aksa do të çojnë në një konfrontim gjithëpërfshirës midis palestinezëve dhe pushtuesve.

Lëvizja palestineze Xhihadi Islamik theksoi se palestinezët dhe rezistenca do të vazhdojnë detyrat e tyre për të mbrojtur xhaminë Al Aksa dhe se pushtuesit janë përgjegjës për pasojat e sulmeve në xhaminë Al Aksa./ParsToday