Zyrtarët afganë duhet të identifikojnë dhe ndëshkojnë autorët e terrorizmit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi sulmin terrorist në Kabulin perëndimor të Afganistanit dhe u bëri thirrje autoriteteve afgane që të identifikojnë dhe ndëshkojnë autorët e këtij akti terrorist.
Një seri shpërthimesh janë kryer para dy shkollave publike dhe private në zonën Qala-e-Nov të kryeqytetit afgan, Kabul, ku si pasojë janë vrarë të paktën 27 persona dhe janë plagosur me dhjetëra të tjerë.Burimet afgane të informimit raportuan se talebanët nuk i lejuan gazetarët të mbulonin shpërthimet që ndodhen sot në Kabulin perëndimor.Sipas burimeve të informimit, forcat talebane konfiskuan kamerat e disa gazetarëve dhe i keqtrajtuan ata.Sa'id Khatibzade, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, shkroi në një postim në Twitter të martën me hashtag "Përsëritja e një Pikëllimi" në të cilin tha: "Takfiristët zemërzi kryen një krim tjetër dhe ujitën tokën e Afganistanit me gjakun e adoleshentëve të pafajshëm".Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit shtoi: "Kriminelët antifetarë nuk e respektuan as shenjtërinë e muajit të agjërimit, Ramazanit".Pavarësisht pushtimit të Afganistanit nga talibanët, pjesë të ndryshme të këtij vendi, veçanërisht kryeqyteti Kabul, vazhdojnë të jenë arenë e sulmeve të ndryshme dhe pasigurisë./ParsToday