Koalicioni agresor po pengon rihapjen e aeroportit Sanaa
Kreu i delegacionit kombëtar të Jemenit në Sanaa theksoi se koalicioni që pushton Jemenin që nga zbatimi i armëpushimit nuk ka lejuar asnjë avion të fluturojë për në Sanaa dhe se po saboton hyrjen e anijeve që transportojnë karburante, në portin Al-Hudaidah.
Abdul Salam vuri në dukje se koalicioni gjithashtu shkeli armëpushimin me nëntë sulme ushtarake ajrore nga avionët spiun dhe tre sulme nga mercenarët e tij në Ma'rib. Nga pikëpamja ushtarake, ditët e fundit në fushat e betejës janë dëshmuar aksione të gjera nga mercenarët në përpjekje për të avancuar dhe dislokuar sa më shumë armë dhe forca në jug të Ma'rib. Ndërkohë mësohet se mercenarët kanë sulmuar me katjusha dhe artileri të rëndë. Kompania jemenase e naftës ka dënuar piraterinë e vazhdueshme dhe heshtjen e OKB-së ndaj konfiskimit të anijeve të saj. Arabia Saudite pengon arritjen e anijeve që transportojnë karburant për jemenin, me qëllim që situata në Jemen të mos ndryshojë dhe që gjendja në sektorët e shërbimeve, pra shëndetësia, energjia elektrike dhe uji, të vazhdojë të përkeqësohet./ParsToday