Lëvizjet e rrezikshme të kolonëve sionistë kundër palestinezëve
Sipas burimeve mediatike, kolonët sionistë, të udhëhequr nga anëtari i vijës së ashpër të regjimit sionist, Bin Ghafir, kanë nisur lëvizje të rrezikshme kundër palestinezëve.
Kolonët sionistë, të udhëhequr nga anëtari ekstremist dhe i djathtë i Knesset (Parlamenti Sionist) Itmar bin Ghafir, sot lëvizën në zonën Bab al-Amoud në Kodsin e pushtuar dhe arritën në sheshin Safra në Kodsin e pushtuar. Burimet palestineze raportuan për vendosjen e gjerë të trupave izraelite në zonën Bab al-Amoud të Kodsit të pushtuar dhe lëvizjen e sionistëve që marrin pjesë në një marshim të quajtur Marshi i Flamurit në rrugën Xhaffa. Mediat e regjimit sionist sot raportuan se udhëheqësit politikë dhe të sigurisë së regjimit për shkak të rezistencës së qytetarëve palestinezë ndaj agresionit të fundit sionist dhe valës global të dënimit të këtij regjimit u detyruan të ndërmarrin veprime për të parandaluar hyrjen e sionistëve në xhaminë Al-Aksa dhe mbyllën xhaminë Al-Aksa për çifutët nga e premtja e ardhshme deri në fund të Ramazanit. Ministri i Jashtëm sionist Yair Lapid gjithashtu ka thënë :Marshimi i flamujve është një hap i tmerrshëm i ekstremistëve që kërkojnë veprime provokative dhe të dhunshme. Lëvizja Hamas në një deklaratë sot paralajmëroi: Drejtuesit e regjimit sionist janë përgjegjës për pasojat e plota të marshimit të flamurit dhe të veprimeve të rrezikshme e provokuese. Grupet palestineze gjithashtu njoftuan se ata po rrisin gatishmërinë mbarëkombëtare në të gjitha nivelet dhe gradat për të përballuar çdo sulm të ri në xhaminë Al-Aksa dhe me çdo lloj marrëzie të re të regjimit sionist dhe kolonëve sionistë./ParsToday