Përgatitja e superkompjuterit Simorgh
Drejtori i projektit të superkompjuterit Simorgh theksoi: Ky superkompjuter është plotësisht i gatshëm për shërbim.
Superkompjuteri Simorgh është një hap i madh i ekspertëve iranianë në fushën e inteligjencës artificiale. Fuqia e tij përpunuese është disa mijëra herë më shumë se kompjuterët më të fuqishëm desktop. Duke përdorur teknologjitë më të fundit të harduerit dhe softuerit, Simorgh është bërë superkompjuteri më i mirë dhe më i fuqishëm në vend. Superkompjuteri Simorgh është një nder i madh për komunitetin shkencor dhe teknologjik të vendit. Në fazën e parë, me kapacitetin e një petaflopsi, Irani është renditur ndër 30 vendet që kanë këtë teknologji. Për ndërtimin e këtij kompjuteri janë investuar 100 milion dollarë. “Seyed Ahmad Motamedi”, drejtuesi i projektit të superkompjuterit Simorgh, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Mehr tha: Ky superkompjuter aktualisht është duke punuar dhe ne jemi në kërkim të vlerësimit të nevojave dhe mundësive, për të ofruar shërbime për bizneset dhe kompanitë e mëdha./ParsToday