Sot, fati i Palestinës po vendoset me vullnetin e luftëtarëve të rezistencës
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi se sot, fati i Palestinës po vendoset me vullnetin e luftëtarëve të rezistencës së Palestinës.
Zyra për informim e Presidencës së Iranit njoftoi se presidenti i Iranit Sejed Ibrahim Ra'isi në ceremoninë e natës së dytë të Kadrit në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe zimbajtjes me rastin e përvejtorit të martirizimit të Imam Aliut (a.s.) në xhaminë e madhe "Imam Khomejni" në Teheran, deklaroi: "Dikur mendohej se fati i Palestinës do të përcaktohet në tryeza e negociatave, por sot fati i Palestinës me vullnetin dhe sakrificën e luftëtarëve të rezistencës së Palestinës".
Presidenti iranian shtoi: "Sot, ne po vërejmë kryerjen e krimeve të ngjashme nga terroristët e grupit takfirist ISIS dhe të regjimi sionist kundër besimtarëve myslimanëve në xhaminë Al Aksa dhe në xhamitë e Afganistanit".
Sejed Ebrahim Ra'isi në vazhdim tha se mbrojtja e jetës së të gjithë qytetarëve të Afganistanit duke përfshirë edhe besimtarët myslimanë shiitë është detyrë e autoriteteve të përkohshme të këtij vendi dhe tha: "Kërkojmë nga autoritete e Afganistanit që të mbrojnë jetën e besimtarëve myslimanë të këtij vendi të cilët po martirizohet nëpër xhamtë e këtij vendi në kohën kur janë duke agjëruar muajin e shenjtë të Ramazanit".
Presidenti iranian në vazhdim vuri në dukje ardhjen e Ditës së Kodsit dhe shtoi: "Uniteti dhe solidariteti i Umetit Islam që një nga simbolet e e tij është Dita Botërore e Kodsit, po rritet për çdo ditë e më tepër për shkak të sinqeritetit të Imam Khomejnit (ra) që ka treguar në këtë drejtim dhe shpresojmë që ky unitet do të çojë së shpejti në çlirimin e Kodsit të shenjtë dhe populli i palestinezët të realizojë idealet e veta".
Sejed Ebrahim Ra'isi tha: “Sot perandoria e mediave të propagandës është në duart e armikut dhe ato shpeshherë e bëjnë të vërtetën të rreme dhe të rremën e paraqesin të vërtetë”./ParsToday