Prill 24, 2022 07:30 Europe/Tirane
  • Parandalimi i përsëritjes së incidenteve terroriste kërkon masa urgjente

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit, në një mesazh të tij dënoi krimet e terroristëve në Afganistan.

Sipas IRNA, gjeneralmajor Mohammad Bagheri, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në një mesazh të tij duke dënuar krimet terroriste në Afganistan tha: Është e nevojshme të merren masa urgjente dhe masat e duhura serioze e praktike të qeverisë afgane, për hetimin dhe zbulimin e shkaqeve dhe faktorëve të këtyre katastrofave, si dhe për të identifikuar dhe ndëshkuar me vendosmëri rrymat dhe elementët në prapaskenë. Gjeneral Bagheri gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave. Në mesazhin e gjeneralmajor Bagheri thuhet: Përsëritja e incidenteve të përgjakshme terroriste nga terroristët takfirist dhe mercenarët e regjimit terrorist e kriminal të SHBA-së dhe shërbimeve të sigurisë të lidhura me hegjemonistët global dhe sistemin sionist në vendin vëlla dhe mik të Afganistanit, ka çuar në martirizimin dhe plagosjen e shumë njerëzve të shtypur dhe të pambrojtur, sidomos grave dhe fëmijëve. Në këtë mesazh, gjenerali Bagheri ka shprehur ngushëllime për kombin e nderuar dhe mysliman të Afganistanit, për martirizimin e një numri nxënësish afganë në Qendrën Arsimore Mumtaz dhe shkollën e mesme Abdul Rahim Shahid në Kabul. Javën e kaluar, më shumë se 100 civilë janë vrarë dhe plagosur në një seri shpërthimesh në pjesë të ndryshme të Afganistanit, veçanërisht në xhamitë në provincat Balkh dhe Kunduz, si dhe në dy qendra mësimi në periferi të kryeqytetit Kabul. Shumica e këtyre sulmeve janë marrë përsipër nga grupi terrorist takfirist ISIS./ParsToday