Të burgosurit palestinezë vazhdojnë të bojkotojnë gjykatat ushtarake
Të burgosurit palestinezë të cilët po mbahen nën arrest të përkohshëm në burgjet e regjimit sionist, për të 144-ën ditë radhazi kanë bojkotuar gjykatat sioniste në shenjë proteste kundër mbajtjes nën arrest të përkohshëm.
Agjencia e lajmeve Palestine Al-Joum njoftoi se rreth 500 të burgosur palestinezë të cilët po mbahen nën arrest të përkohshëm në burgjet e regjimit sionist pa u kumtuar asnjë akuzë, me sloganin "Vendimi ynë është liria" për të 144-ën ditë radhazi vazhduan të bojkotojnë gjykatat e regjimit sionist për të kundërshtuar politikën e arrestimit administrativ.
Paraburgimi administrativ është ndalimi pa akuzë ose gjyq dhe pa qasje në avokat që kryesisht bëhet për të inspektuar provat dhe dokumentet, gjë që është shkelje e qartë e dispozitave të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe regjimi sionist është e vetmja palë në botë që zbaton këtë politikë.
Autoritetet sioniste pretendojnë se të arrestuarit administrativë kanë dosje konfidenciale që nuk mund të zbulohen kurrë, kështu që të burgosurit palestinezë nuk e dinë kohëzgjatjen e dënimit të tyre dhe as akuzat ndaj tyre.
Periudha e arrestimit administrativ shpesh zgjatet më shumë se një herë për tre muaj, gjashtë muaj ose tetë muaj, dhe ndonjëherë deri në një vit të plotë, dhe në disa raste deri në shtatë vjet nga ana e autoriteteve të regjimit sionist.
Gati 500 të burgosur palestinezë që nga fillimi i këtij viti kanë refuzuar të paraqiten në seancat e gjykatës ushtarake në shenjë proteste për arrestimin e tyre pa akuza apo gjyq, por që bëhet vetëm sipas të ashtuquajturit ligji i arrestimit administrativ të regjimit sionist.
543 të burgosur palestinezë janë të dënuar me burgim të përjetshëm dhe numri i të burgosurve palestinezë që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, është 700 persona prej të cilëve 300 janë me sëmundje të rrezikshme dhe kronike.
Megjithatë, regjimi sionist po vazhdon të lëshojë më shumë urdhra të arrestimit administrativ dhe sipas Klubit për të Burgosurit Palestinezë, numri i urdhërarresteve të lëshuara nga fillimi i këtij viti deri në fund të shkurtit, ka arritur në 203 raste./ParsToday