Prill 27, 2022 11:01 Europe/Tirane
  •  Mbështetja ndaj rezistencës së popullit palestinez

Në Konferencën Ndërkombëtare për “Kudsin e Shenjtë, boshti i unitetit të Umetit Islamik” në Teheran, u vlerësua rezistenca e popullit të shtypur të Palestinës kundër pushtuesit sionist dhe u theksua çlirimi i kibles së parë myslimane, pas shkatërrimit të regjimit sionist.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Konferenca Ndërkombëtare për Kudsin e Shenjtë u organizua nga Asambleja Botërore për Përafrimin e Medhhebeve Islame me pjesëmarrjen e një numri personalitetesh dhe mendimtarësh vendas dhe të huaj dhe disa ambasadorë të vendeve islame që jetojnë në Teheran. Hamid Shahriari, Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Përafrimin e Medhebeve Islame, e konsideroi shumë të rëndësishëm marshimin e këtij viti të Ditës Ndërkombëtare të Kudsit dhe shtoi: Kjo konferencë mbahet në kushte të caktuara, sepse rezistenca e popullit palestinez në Kods dhe në territoret e pushtuara po bëhet gjithnjë e më e madhe dhe sionistët po bëhen gjithnjë e më të frustruar dhe të dobët. Përfaqësues të Hamasit dhe lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez gjithashtu i cilësuan të dështuara politikat arrogante të SHBA-së në mbështetje të regjimit sionist, si dhe normalizimin e marrëdhënieve mes disa vendeve arabe me regjimin sionist. “Khalid Qudumi”, përfaqësuesi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze “Hamas” në Teheran, tha: Me rezistencën e popullit palestinez, nuk do të zgjasë shumë që ashtu sic ka thënë Imam Khomeini, regjimi okupator i Kudsit të zhduket dhe muslimanët të falin namazin në xhaminë Al-Aksa. “Abu Sharif”, përfaqësuesi i lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez në Teheran, gjithashtu tha: Sionistët nuk mund të mbijetojnë, pavarësisht kompromisit të disa vendeve arabe dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit , sepse populli palestinez po mbron tokën e tij dhe një pjesë të botës islame me jetën dhe pasurinë e tij. Imam Khomeini, themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, për të mbajtur gjallë çështjen palestineze dhe për të shpallur solidaritetin e muslimanëve të botës me palestinezët dhe për të mobilizuar forcat për të shpëtuar Kudsin e Shenjtë nga pushtimi sionist, të premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit e ka caktuar si Dita Botërore e Kudsit. 29 Prilli 2022, që përkon me 27 Ramazanin e vitit 1443, është Dita Botërore e Kudsit./parstoday/