Prill 27, 2022 19:27 Europe/Tirane
  • Kryeministri i regjimit sionist u kërcënua me vdekje me plumb lufte

Mediat sioniste kanë raportuar se Naftali Bennett dhe familjes së tij i është dërguar një letër kërcënuese me plumb lufte.

Policia izraelite ka njoftuar se një letër kërcënuese i është dërguar kryeministrit izraelit Naftali Bennett duke kërcënuar se do ta vriste atë dhe familjen e tij. Mësohet se brenda zarfit ka qenë edhe një plumb.Sipas gazetës "Times of Israel", letra u dërgua në një ndërtesë afër shtëpisë së Bennett dhe i ishte dorëzuar zyrës në të cilën punon Gilat, gruaja e Bennett.Zyra e kryeministrit të regjimit sionist ka njoftuar se njësia për mbrojtjen e Bennett është përforcuar ndërkohë që kanë nisur edhe hetime për letrën e dërguar.Agjencia izraelite e Inteligjencës dhe Sigurisë së Brendshme (Shabak) ka deklaruar se është duke e ndjekur seriozisht çështjen e mesazhit kërcënues ndaj familjes së Naftali Bennett dhe po përpiqet të arrijë deri tek personi që ka dërguar letrën.Menjëherë pas publikimit të lajmit, Bennett u detyrua të reagojë në rrjetet sociale. "Konflikti politik, sado i thellë qoftë, nuk duhet të çojë në dhunë, bullizëm dhe kërcënime me vdekje”, - ka shkruar ai në llogarinë e tij zyrtare në Twitter. Më tej ai u bëri thirrje të gjithëve për pajtim dhe qetësi.Vlen të theksohet se mosmarrëveshjet në kabinetin e regjimit sionist janë përshkallëzuar së fundmi. Anëtarët e koalicionit Bennett, duke përfshirë ministrin e jashtëm Yair Lapid dhe ministrin e luftës Benny Gantz, e dënuan letrën kërcënuese./parstoday/