Xhamia Al Aksa është një simbol i Kur'anit të shenjtë
Kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve të Rezistencës Islame i quajti Palestinën dhe Xhaminë Al Aksa simbole nga Kur'ani i shenjtë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Shejkh Maher Hamud, kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve të Rezistencës Islame, në një takim të posaçëm me temë "Mbështetja në Kur'an, sekreti i unitetit dhe dinjitetit" të mbajtur në xhaminë "Imam Khomejni (ra)" në Teheran, deklaroi se ata të cilët bënë kompromis me regjimin sionist, e shitën shumë lirë fenë e tyre. Disa regjime të shteteve arabe nuk e ndjekin Kur'anin e shenjtë dhe vetë situata që po vërehet në Palestinë dhe në botën islame, është një dëshmi e qartë për këtë.
Maher Hamud shtoi se populli palestinez pa mbështetje dhe ndihmë të drejtpërdrejtë nga askush, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit po i reziston rrethimit amerikan dhe regjimeve servile arabe.
Kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve të Rezistencës Islame, duke u shprehur se aktualisht jemi në një betejë të madhe, theksoi: "Beteja jonë kundër regjimit sionist tanimë ka hyrë në një fazë tjetër dhe duke u mbështetur në Kur'anin e shenjtë, do të realizohet premtimi i Zoti të madhëruar për fitoren e Umeti Islam".
Takimi i specializuar me temën “Mbështetja në Kur'an, simboli i unitetit dhe dinjitetit” u zhvillua ditën e hënë me pjesëmarrjen e Hoxhetul-Islam Hamid Shahrjari, sekretar i përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Afrimin e Medhëhebeve Islame, Mamosta Abdolsalam Kerimi, këshilltar i presidentit të Republikës Islamike të Iranit për çështje të minoriteteve fetare, Shejkh Maher Hamud, kryetar i Unionit Botëror të Dijetarëve të Rezistencës Islame, si dhe disa personalitete të tjera nga vende të ndryshme islame./ParsToday