Prill 26, 2022 17:15 Europe/Tirane
  • Me kalimin e kohës, ndihmësit e Kodsit po shtohen

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes libaneze Hezbollah tha se me kalimin e kohës, mençuria dhe racionaliteti i Imam Khomeinit në shpalljen e Ditës Ndërkombëtare të Kodsit do të bëhet edhe më e qartë.

Sipas televizionit Al-Masira, "Sejed Hasan Nasrullah" të martën në programin "Al-Quds Tribune " i cili u mbajt online me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kodsit, tha: Çështja e Palestinës po nis një jetë të re dhe po tërheq më shumë ndihmës dhe shokë si dhe po trajnon luftëtarë të gatshëm për të sakrifikuar jetën e tyre. Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut në Liban deklaroi se armiku sionist shpreson që çështja e Palestinës të harrohet me kalimin e kohës. Sejed Hasan Nasrullah tha se Kodsi sot është çështja kryesore dhe është bërë fokusi i të gjitha çështjeve të tjera. Në fakt, boshti i rezistencës duhet quajtur edhe boshti i Kodsit, sepse Kodsi është një çështje qendrore për qeveritë, grupet dhe kombet mbështetëse të tij. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut në Liban theksoi se ne kemi kaluar fazat e vështira të së kaluarës dhe me ndihmën e Zotit jemi në prag të fitores përfundimtare dhe këtë do ta shohim së shpejti. Ne do të thyejmë të gjitha barrierat dhe do të mposhtim të gjitha komplotet. Kodsi është dhe do të mbetet çështja kryesore, synimi dhe boshti kryesor./ParsToday