Marshi i Ditës Botërore të Kodsit, irriton armiqtë
Imami i Namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit duke theksuar nevojën e pjesëmarrjes së qytetarëve iranianë në marshin e Ditës Botërore të Kodsit, deklaroi: “Marshi i Ditës Botërore të Kodsit irriton armiqtë”.
Me iniciativën e Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, e premtja e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit është emëruar si Dita Botërore e Kodsit. Pas këtij vendimi, popujt myslimanë i kushtuan një rëndësi më të madhe çështjes së Palestinës dhe e vlerësojnë atë si një domosdoshmëri në mbështetje ndaj popullit të shtypur të Palestinës.
Ajetullah Sejed Ahmed Khatami, imami i namazit të së premtes në Teheran, në prag të Ditës Botërore të Kodsit dhe organizimit të marshit madhështor me rastin e kësaj dite, ka thënë: “Javën e ardhshme do të organizohet marshi i parë i Ditës Botërore pas pauzës dyvjeçare për shkak të pandemisë së virusit Korona, me padyshim se është një prej veprimeve shumë të rëndësishme të myslimanëve. Çdo veprim që shkakton irritimin e armiqve, me padyshim se konsiderohet veprim i rëndësishëm dhe organizimi i marshit me rastin e Ditës Botërore të Kodsit ka rëndësi shumë të veçantë. Politikat sioniste ndaj Xhamisë Al Aksa dhe dëbimi i myslimanëve palestinezë nga ky vend i shenjtë që ishte Kibla e parë e myslimanëve të botës dhe futja me dhunë e kolonëve sionist në këtë vend të shenjtë, konsiderohet një komplot i madh, prandaj në Ditën Botërore të Kodsit, besimtarët myslimanë me sloganin “Vdekje për Izraelin” dhe më zë të lartë të kundërshtojnë pushtimin e Palestinës”.
Ajetullah Khatami tha: “Regjimi sionist shpresonte që me normalizimin e marrëdhënieve me disa shtete arabe të rajonit, të vendosë qetësi në territoret e pushtuara palestineze, mirëpo palestinezët me operacionet e tyre martirizuese, kanë neutralizuar komplotet e regjimit sionist”.
Imami i namazit të së premtes gjithashtu duke vë në dukje ofendimin ndaj Kur’anit të shenjtë në Suedi dhe mbështetjen e policisë dhe qeverisë së këtij vendi ndaj këtij veprimi ofendues dhe injorant me pretekstin e lirisë së shprehjes, theksoi: “Ofendimi ndaj simboleve të shenjta të dy miliardë besimtarëve myslimanë të botës nuk është liri e shprehjes dhe vazhdimi i këtyre veprimeve islamofobiste me padyshim se është në dëm të shteteve evropiane”.
Në lidhje me ngjarjet në Afganistan, imami i namazit të së premtes në Teheran, deklaroi: “Shpërthimet terroriste në Afganistan kanë qenë shumë të dhimbshme, prandaj detyrë e domosdoshme e qeverisë së përkohshme të Afganistanit është garantimi i sigurisë së qytetarëve të këtij vendi”./ParsToday