Fronti ndërkombëtar i rezistencës është formuar
Komandanti i forcës “Kods” të Gardës Revolucionare të Iranit theksoi se sot është formuar fronti ndërkombëtar i rezistencës dhe për çdo ditë po zhvillohet dhe po zgjerohet më shumë botën islame.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Ismail Gha’ani, komandanti i forcës “Kods” të Gardës Revolucionare të Iranit, në marshin e Ditës Botërore të Kodsit të shenjtë, deklaroi: “Dita Botërore e Kodist është një ngjarje botërore dhe nuk është vetëm një ditë e kufizuar vetëm me Kodsin, por është dita e luftës së popujve të shtypur kundër fuqive hegjemoniste dhe Dita Botërore e Kodsit është një ditë në të cilën duhet të ripërtërihet Islami”.
Gjeneral Ismail Gha’ani gjithashtu tha: “Dita Botërore e Kodsit për çdo vite zhvillohet në përmasa më të gjera dhe me padyshim se me manifestimin e kësaj dite dhe me përkushtimin serioz të myslimanëve, do të krijohen kushtet për çlirimin e territoreve të Palestinës, për çlirimin e Bejtul-Mokades dhe Xhamisë Al Aksa dhe ky proces nuk do të zgjasë shumë kohë derisa të arrihet çlirimi i plotë”./ParsToday